Të shtunën në Huttwil do të mbahet Kupa e Unionit te klubeve shqiptare te futbollit ne Zvicër

Date:

Të shtunën me datë 27 Qershor nga ora 10:0 e deri në ora 19:00, në Huttwill të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit që organizohet nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Garat për këtë kupë do të hapen me ndeshjen FC Besa Biel/Bienne – FC Shqiponja Langenthal.
Në këtë garë do të marrin pjesë mbi 20 klube shqiptare të cilat garojnë nëpër liga të ndryshme të Zvicrës.
Pjesë e programit do të jetë edhe koncerti me këngëtarët Mimoza Shkodra e Muhamet Sejdiu në Qendrën kulturore Biberena, 4562 Biberist me fillim në ora 20:30.
“Fituesi i Kupës në Zvicër do të zhvilloje takim me fituesin e Kupës në Gjermani. Fituesi nga kjo ndeshje në tetor zhvillon ndeshjen për Superkupën Kosove – Diasporë dhe me 28.11.2015, në Vlore merr pjese ne garën mes tri ekipeve fituese te kupave ne Kosove, KF Feronikeli, Shqiperi, KF Laci e Diaspore. Në emër të kryetarit dhe të kryesisë së UKSHFZ ju urojmë sukses të gjithëve. Le të jetë një ditë në të cilën klubet shqiptare do të tregojnë vlerat dhe disiplinën sportive edhe jashtë atdheut. Ta shndërrojmë 27 Qershorin në festë, argëtim dhe takim me bashkatdhetarët nga të gjitha trojet shqiptare!”, theksojnë nga UKSHZ, në Zvicër.
Të ftuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe të futbollit janë të gjithë yjet shqiptare të futbollit në Zvicër si, Shaqiri, vëllezërit Xhaka, Memedi, Gashi, Kukeli, Milaim Rama, Hadërgjonaj etj.
Gjithashtu të ftuar për të marrë pjesë janë edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Zvicër si dhe federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gara e Kupës së Unioni të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër do filmohet e shfaqet nga RTK, nga gazeta „Lajm“ si dhe mediet e ndryshme shqiptare.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"