LAJM I FUNDIT: Politikani holandez nxitë protesta duke emetuar karikatura të Profetit Muhamed

Date:

Gjatë të mërkurës, një spot televiziv i populistit të djathtë holandez, Geert Wilders është përkujdesur të shkaktojë reagime të shumtë. Ambasadat holandeze tashmë janë parapërgatitur për protesta të mundshme.
Për tre minuta të tërë, Wildersi ka shfrytëzuar spotin në një program televiziv që i takon partive të djathta, para emetimit të lajmeve. Para se të emetohej spoti, ai kishte theksuar se një gjë të tillë e bën „për të mbrojtur lirinë e mendimit nga dhuna“.
Me këtë rast, ai iu referua një sulmi gjatë konkursit të karikaturave për Profetin Muhamed, i cili ishte mbajtur në Texas të SHBA-ve, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë Organizata xhihadiste e Shtetit Islamik.
Shumica e myslimanëve, karikaturat e Profetit Muhamed i shohin si blasfemi dhe ndjehen të provokuar rëndë. Prokuroria shtetërore holandeze është paraqitur lidhur me ankesat që i kanë ardhë në adresën e saj, duke cekur se bëhet fjalë për një përmbajtje „shumë të komlikuar“ juridike.
Sipas medieve holandeze, ambasadave hoolandeze jashtë vendit u është bërë thirrje që të ndërmarrin masa paraprake në rast të protestave eventuale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...