Të famshmit që kanë vdekur në rrethana të çuditshme (Foto)

622 Lexime

Vdekje natyrale apo komplot? Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë e vdekjes së këtyre personazheve shumë të famshëm.

E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme. Kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë. Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas vdekjes së tyre, transmeton tch.

Pse? Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.

Image

Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed – Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.

 

Image

Jeff Buckley – Ai dyshohet se hyri në lumin Wolf i veshur, sipas mikut të tij Keith Fonti i cili ishte me të. Trupi i tij u gjet pesë ditë më vonë

 

Image

Bruce Lee – Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm, por teoritë tregojnë për një vrasje.

 

Image

Elvis Presley – Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis. Teoritë tregojnë për vetëvrasje për shkak të numrit të sëmundjeve të pësuara.

 

Image

Marilyn Monroe – Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit e saj raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.

 

Image

Brandon Lee – Djali i Bruce Lee vdiq gjatë filmimit të ‚The Crown‘ pasi Michael Masee e qëlloi atë. Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.

 

Image

Michael Jackson – Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.

 

Image

George Reeves – Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.

Image

David Carradine – Ai u gjet në dhomën e tij të hotelit i varur. Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por teoritë tregojnë për një aksident erotik.

 

Image

Amy Winehouse – Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me një atmosferë misterioze.

 

Image

Jimi Hendrix – Ai vdiq i asfiksuar nga të vjellat e tij, por ish-asistenti i tij James Tappy Ëright që në vitin 2009 tha se ai u vra nga menaxheri i tij Michal Jeffery kur ndaloi së punuari me të.

 

Image

Kurt Cobain – Këngëtari i Nirvanës bëri vetëvrasje me një të shtënë në kokë, por detektivi privat Tom Grant, i punësuar nga Courtney Love, tregon për një vrasje.

 

Image

Brittany Murphy – Ajo vdiq nga pneumonia dhe, muaj më vonë, burri i saj u gjet gjithashtu i vdekur. Pas disa analizave mjedisore të shtëpisë dhe trupit të aktores u gjetën disa metale helmuese. Nuk dihet nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.

 

Image

Heath Ledger – Ai vdiq nga një dehje si pasojë e kombinimit të gjashtë barnave, por kurrë nuk u bë e ditur se kush e kishte përshkruar këtë grup ilaçesh.

 

Image

Tupac Shakur – Ai mori disa të shtëna nga një makinë dhe ende nuk dihet se kush e vrau. Shenjat tregojnë për luftën e bandës.

 

Image

John F. Kennedy – Një snajper e goditi atë me tre të shtëna. Thuhet se ishte Lee Harvey por ka ende disa detaje që nuk përputhen.

 

Image

James Dean – Ai ishte i vetmi prej atyre të përfshirë në aksident që u lëndua, të tjerët mbetën të padëmtuar.