Nottingham Foresti ka fituar garën për Muriqin

Date:

Manchester City do të lëshojë portierin Arijanet Muriq në huazim njëvjeçar, por te kampioni i Anglisë janë optimistë se reprezentuesi i Kosovës do të kthehet verën tjetër dhe do të luftojë me Edersonin për pozitën e titullarit.

Kështu ka shkruar të enjten „Manchester Evening News“. Me kthimin e Claudio Bravos nga lëndimi, City nuk ka dashur të lë Muriqin 20 vjeç si portier të tretë dhe do ta huazojë atë te Nottingham Foresti i kategorisë së dytë, transmeton Koha Ditore.

Për Muriqin është interesuar edhe Prestoni, por Nottinhami ka fituar garën.

Verën tjetër, Bravo pritet të largohet nga City dhe kështu Muriq do të kthehet dhe do të luftojë për vend në portë, nëse paraqitet me sukses gjatë huazimit në kategorinë e dytë.

Te City kanë shpresa të mëdha për shtatlartin Muriq.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...