Taulanti i mërzitur, kërkon lirimin e vëllait nga burgu

Date:

Tmerrin e vërtetë nga luftimet dyditore në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave policore të Maqedonisë dhe grupit të armatosur e kanë përjetuar edhe familja e futbollistit të njohur nga Kumanova, Taulant Seferi, i cili luan me Young Boys në Zvicër. Atij ia kanë burgosur vëllain Afrimin.

Taulanti ka bërë një postim në facebook, ka vendosur edhe një foto me vëllain e tij të dashur, ku kërkon lirimin e tij, për të cilin thotë se është i pafajshëm.

“Vëllau im, e lus ALLAHUN që e drejta të del në shesh. Ti je i pafajshëm. Ky shtet po bën manipulime të shumta, duke i shërbyer shtetit kaq shumë vite dhe përsëri ti arrestohesh për një gjë që s’e ke bërë asnjëherë. Ti Vëllau im, ti je i pafajshëm. Me emrin e ALLAHUT XH.SH e drejta do të del në shesh. ALLAHU vonon, por asnjëherë nuk harron! Ti je Mbreti im Vëlla Afrim E Seferi. Je totalisht i pafajshëm, pa asnjë pikë dëmi ndaj shtetit maqedonas”, shkruan Taulanti në postimin e tij. Taulant Seferi është futbollist i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll./lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...