Talenti kumanovar që jeton në Kanada në pritje te ftesës nga Barcelona!

Date:

Gjiganti i madh i futbollit botëror Barcelona si duket ka zbuluar një talent të ri të futbollit në kampin që e organizoi në Ontario të Kanadasë.

Në një konkurrencë të madhe, ku kanë marrë pjesë ekipe të shumta, skautët e Barcelonës në mesin e 72 fëmijëve të përzgjedhur kanë regjistruar edhe emrin e një djaloshi shumë të talentuar shqiptar, 7-vjecarin, Fazli Fazliu, i cili ka lindur dhe jeton në Mississauga të Torontos, por është me origjinë nga Kumanova, shkruan gazeta „Lajm“.

Djaloshi pritet të bëhet shumë shpejtë pjesë e shkollës së saj.

“Djali im ka dy vite që stërvitet dhe luan për ekipin që mbanë emrin e qytetit Misiissauga Ëhite Eagles. Dhe, para disa javësh Barcelona organizoi një kamp të hapur për zbulimin e talenteve të futbollit. Konkurrenca ishte shumë e madhe, sepse morrën pjesë me qindra fëmijë nga vendbanime të ndryshme. Për fat të mirë djali im e kaloi testin dhe tani po presim përgjigje nga Barcelona Youth Academy, e cila më herët e dërgoi djalit tim në Toronto për t’i kryer të gjitha kontrollet mjekësore”, tregon me krenari babai i Fazliut, Adnani për „Lajm“.

Ai thekson në kampin prej 72 të përzgjedhurve nga Akademia e Barcelonës është bërë filtrim, ku ka pasur vetëm për dy veta që do të udhëtojnë për në Barcelonë. Babait të Fazliut trajnerët e Akademisë së Barcelonës i kanë premtuar se djali i tij do të jetë mes dy të përzgjedhurve.

“Por, njëri prej trajnerëve të Akademisë së Barcelonës që e ka stërvitur Fazliun më ka thënë se 99%  djali im do të shkoj në ushtrime dy javore në Camp Nou dhe kjo do të ndodh nga 25 gushti. Kampi ka përfunduar dhe ne jemi në pritje të përgjigjes nëse djali do të jetë mes dy të përzgjedhurve për të bërë pjesë e Akademisë së Barcelonës”, shtoi Adnani, prindi i Fazliut.

Ai tha se djali i tij Fzliu ka marrë edhe disa çmime, medalje dhe një diplomë nga Akademia e Barcelonës. Thotë se idhull i Fazliut është ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, që luan me Barcelonën. (Lajm)

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...