Taksisti kosovar bëhet rast i rëndë social në Zvicër
Kush do të marrë i pari një klient? Dy taksistë nga Cyrihu, kishin filluar garën duke vozitur deri në 125 km në orë, nëpër qendër të qytetit. Që të dy e kanë humbur punën e gjithashtu edhe janë dënuar.
Nga kjo garë veturash, më në fund kanë dalur vetëm humbës. «I humba të gjitha», ka deklaruar të martën para Gjykatës së qarkut në Cyrih, kosovari i natyralizuar. Pas kësaj gare ai jo vetëm që e humbi patentë shoferin, por edhe licencën e punës si taksist. Aktualisht, kosovari 51 vjeçar jeton me ndihma sociale, shkruan „20 Minuten“.
Taksisti i dytë, një shtetas 43-vjeçar iranian, gjithashtu ka pësuar të njëjtin fat si kosovari, ndërsa kërkesa e tij për të marrë shtetësinë zvicerane është bllokuar, për shkak të veprës penale. Aktualisht, ai punon në një depo.
Gara e jashtzakonshme kishte ndodhë më 29 dhjetor të vitit 2013. Në atë mëngjes, rreth orës 02.30, që të dy kishin qenë në punë dhe kishin filluar të shtypin gazin për të arritur sa më shpejtë te vendi i taksistëve.
Gjatë kësaj, iraniani kishte tentuar që ta tejkalojë kolegun e tij nga ana e djathtë, duke drejtuar veturën me shpejtësi prej 125 km/h në vend të 60 të lejuarve. Për fatin e tyre të keq, një patrullë policore i kishte hetuar dhe pas pak kohësh i kishte arrestuar që të dy taksistët.
Në gjykatë, tani kanë pasuar edhe konsekuencat penale juridike. Për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit që të dy janë dënuar me nga një vit burg me kusht, ndërsa prokurori kishte kërkuar bile 14 muaj burg. (Shtegu.com)