Rritet dënimi i vrasësit të Vigan Morinës

Date:

Kurdi nga Iraku, Shivan M., i cili para tre vitesh e kishte therë me thikë kosovarin 23-vjeçar, Vigan Morinën, duke i shkaktuar plagë vdekjepruërse dhe kishte plagosur të vëllain e tij, Visar Morinën, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih, do të qëndrojë në burg edhe për dy vite më shumë, bëjnë të ditur mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Gjykata e lartë zvicerane, në vendimin e saj më të ri, të shpallur gjatë të martës, është e mendimit se Shivan M., në vend të 16 viteve sa i ishin shqiptuar, do të duhet të qëndrojë 18 vite në burg. Ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik të vitit 2012, kur Vigani i ndjerë ka qenë duke e festuar ditëlindjen e tij të 23-të me shoqërinë e tij. Shtetasi kurd e kishte therë me thikë njëmbëdhjetë herë, ndërsa të vëllait të tij kishte i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Deri më tani, Shivan M. ka mbajtur dënimin me burg në një kohëzgjatje prej 1.130 ditësh, por ai duhet të llogaritë edhe në një shumë të madhe parashë të cilat do të duhet tùa paguajë të afërmve të viktimës si kompensim për shkaktim të dhimbjeve emocionale edhe ate në një shumë prej 235.000 frangave zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...