Tahiri: Janeva dhe Ina Rama – Silvija Konti shqiptare!

72 Lexime

Analisti politik Sefer Tahiri në një analizë të tij të fundit ka krahasuar prokuroren speciale Katica Janeva me ish prokuroren e Shqipërosë, Ina Rama, dhe që të dyja këto me Silvija Kontin shqiptare.

 

 

Në të dyja rastet, Tahiri ka nënvizuar ndikimin e politikës mbi rolin e tyre, duke shtuar që sa herë që politikanëve nuk ju konvenon verdikti i gjyqësisë, adresë e akuzave bëhet bartësi i procesit gjyqësor, në këtë rast Prokuroria.

 

 

“Në Shqipëri kur u zgjodh në vitin 2007 Ina Rama për Prokurore të Përgjithshme, nga ana e kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha u etiketua si Silvija Konti, personazh i një seriali të njohur italian për mafian “Oktopod”, simbol kinematografik i luftës së shtetit kundër mafias. Kur u zgjodh, të gjithë jepnin lavdërata se Ina Rama është e vendosur, e drejtë dhe grua e fuqishme. Por për habinë e të gjithëve, pikërisht Berisha në vitin 2012 kërkonte burg për Ina Ramën, për shkak të faktit se ajo nuk kishte ngritur aktakuzë kundër opozitës së Edi Ramës, pasi sipas tij, opozita më 21 janar të vitit 2011 kishte bërë puç para qeverisë. Jo vetëm që u ndërrua, por Berisha edhe e ofendote me sulme personalizuese politike, duke e quajtur lavire politike dhe puçiste. A do të ndodh e njëjta me Silvija Kontin e Maqedonisë. Mos të harrojmë se Janeva, megjithatë, e ka ndjekur programin Fallkone në Sicili të Italisë”, shkruan mes tjerash analisti Sefer Tahiri. /Zhurnal.mk/