Ndërhyn për të mbrojtur një femër, vritet nga dashnori i saj
Kamil S. kishte dashur vetëm ta parandalojë zënkën në mes të një femre dhe të dashurit të saj. ndërhyrjen e tij, 22-vjeçari e kishte paguar me jetë. Vrasësi i dyshuar, i dashuri i femrës, tashmë ka dalë para drejtësisë gjermane.
Ngjarja kishte ndodhur më 10 maj të këtij viti, në Hamburg të Gjermanisë. Rreth orës 03.50, Patricia J. ishte tërhequr zvarrë nëpër rrugë, duke u ofenduar rëndë nga i dashuri i saj Adrian B. Kamil S. (22), i cili kishte festuar me shoqërinë e tij në Billstedt, kishte dashur vetëm t`i ndihmojë vajzës së pambrojtur. „Nuk duhet rrahur femrat“, kishte bërtitur me zë të lartë ai, ndërsa Adrian B. ishte larguar në drejtim të hotelit Panorama, shkruan „Die Welt“, transmeton „Shtegu.com“.
Atje, ai ndryshoi papritmas mendjen, duke u kthyer me një thikë në dorë. Sipas prokurorit, ai e kishte sulmuar Kamil S. në mënyrë të pabesë dhe pa paralajmërim, ndërsa Kamili as që e kishte pritur një sulm të tillë. Me tre të goditura, ai e kishte therë me thikë në qafë dhe në pjesën e krahërorit. Ndërhyrjen e tij për të mbrojtur një femër, ai e pagoi me jetë.
E ëma e Kamilit, Edita S. kishte thënë se djali i saj kishte dashur të fillojë një jetë të re në Gjermani. Ai ka dashur vetëm të ndihmojënjë femër, ndërsa këtë e paguar me jetë.
Adrian B. (20) tashmë duhet të përgjigjet para Gjykatës e të rinjve për krime të rënda në Hamburg. Atij i kërcënohet një dënim me burg prej dhjetë vitesh. Procesi do të vazhdojë më 2 nëntor.