Vallë a është tatuazhi i ndaluar ?!

Date:

Në një artikull të gjatë të javores „Migros Magazin“, është përshkruar puna e një atelieje zvicerane, e cila për qëllim ka që të rinjtë myslimanë t`i njoftojë më për së afërmi me rregullat e fesë Islame.

 

Bartja e shamisë, Ramazani, mjekkra, terrori: Të rinjtë nga Kantoni Thurgaut në Zvicër kanë pasur rast të mësojnë pak më tepër rreth fesë Islame. Me atelienë e tij, pedagogu social amerikano-zviceran Ron Halbright, është duke tentuar që t`i luftojë paragjykimet negative.

 

Të pranishëm në takim ishin pesë vajza e gjashtë djem të rinj të moshës 13 deri 16 vjeçare, të cilët fillimisht ishin paraqitur të përmbajtur. Por, pedagogu social, me çdo kusht kishte tentuar që të thyejë akullin, duke i pyetur nxënësit rreth jetesës në vend të huaj, marrëdhëniet me religjionin etj.

 

Nxënësja kosovare Yllhan (14) kishte një pyetje: „Ti je myslimane dhe ke një tatuazh. Kjo është haram, apo jo?“. Asaj iu përgjigjë udhëheqësja e kursit, Nuran Sherifi (35), myslimane shiite, shqiptare nga Maqedonia. Ajo ka pohuar se lidhur me këtë temë ka hulumtuar shumë dhe ekpertët nuk janë domosdoshmërisht të një mendimi. „Po, e vërtetë, tatuazhi është haram, por nuk është aq mëkat i rëndë“, i është përgjigjur Yllhanes së re.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...