Studenti shqiptar me sexhade në ligjërata

Date:

Ish studenti shqiptar Nezet S. gjatë verës do të përballet me trupin gjykues në Gjermani, raporton *Der Westen“.

 

 

images

(foto simbolike)

 

Mülheim, Gjermani – Seanca kryesore do të fillojë më 1 qershor në Gjykatën e Düsseldorfit, ndërsa ai akuzohet se është anëtarësuar në shoqatë të huaj terroriste me emrin „Shteti Islamik në Irak dhe Siri të Madhe“ (ISIG). Prokurori shtetëror gjerman e akuzon Nevzetin se në muajt qershor dhe gusht të vitit të kaluar, ka qëndruar në Siri dhe ka qenë anëtar i ISIG. Atje ai ka ushtruar në përdorimin e armëve dhe ka marrë pjesë disa herë në anën e ISIG-ut kundër Qeverisë siriane. Po që se shqiptari shpallet i pafajshëm, atij i kërcënohet një burgim deri në dhjetë vjet. Ai është i lindur në Gjermani, me prindër shqiptarë, ndërsa për shkak të ushtrimit të shpeshtë të praktikës fetare, ai sihte dëbuar nga kolegji. Ndër të tjera, ai kishte praktikuar që në ligjërata të shkojë edhe me sexhade. Nezet S. tashmë nga shtatori i vitit të kaluar gjendet në paraburgim, ndërsa autoriteteve gjermane u kishte rënë në sy itinerari i tij i kthimit përmes Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës nga Siria.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...