Stop bisedimeve Sërbi-Kosovë!

Date:

Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Kështu së paku ka thënë drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut.

“Dua t’iu informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Kësisoj, Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel. Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka thënë Gjuriq gjatë një konference për shtyp, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Bashkimin Evropian kohët e fundit ka shtuar zërat se Kosova dhe Serbia duhet që përmes dialogut të arrijnë një paqe të përhershme. /Telegrafi/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...