E vret shqiptarin dhe dëmshpërblehet nga gjykata austriake

Date:

Drejtësia austriake e ka dëmshpërblyer një vrasës të kërkuar me 1.750 euro, pasi një gazetë austriake e ka publikuar foton e tij dhe ka raportuar për vrasjen. Tashmë pesë muaj çeçeni Achmed D. (23) është në kërkim e sipër nga drejtësia austriake, pasi në qytetin Linz të Austrisë dyshohet se ka vrarë me gjakftohtësi me një plumb në kokë shqiptarin 45-vjeçar. Policia dhe prokuroria austriake janë të bindur se ai është vrasësi, pasi menjëherë pas aktit të rëndë, ai është arratisur në Çeçeni dhe është i pakapshëm për policinë. Megjithatë, atij i shkoi përdore që përmes një avokati të dëmshpëblehet me 1.750 euro nga e përditshmja austriake „Heute“, pasi gazeta në fjalë e ka lënduar të drejtën e prezumimit të pafajësisë. Mund të gjykoni edhe ju: Po që se është i pafajshëm, përse fshihet në vendlindje, parashtron pyetjen „Heute“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...