Studentes nga Kosova i refuzohet martesa me shtetasin gjerman shkaku i certifikatës

Date:

Unaza martese, fustan nusërie, dekorime tavoline – gjithçka ka qenë gati për muaj të tërë. Por shtetasi gjerman Jona (24) nuk lejohet të martohet me të fejuarën e tij, Diellza (25). Në certifikatën e saj të lindjes mungon një vulë.

Kjo është arsyeja pse nusja madje kërcënohet me dëbim! Dhëndri Jona për „dashurinë e tij të ndaluar“ thotë: „Është si në një film horror! Nuk mund të bëjmë asgjë“.

Rikthim prapa: Studentja e marketingut Diellza vjen nga Kosova, takohet me shtetasin gjerman Jona gjatë një vizite në Gjermani në vitin 2019.

Vitin tjetër ajo shkon në shtëpinë e prindërve të Jonas dhe shpejt mëson gjermanisht. Çifti duan të martohen dhe të mbledhin dokumentet e nevojshme, shkruan „Bild“, transmeton portali Shtegu.

Gjykata rajonale në Schleswig kërkon: Ambasada gjermane në Prishtinë (Kosovë) duhet të vërtetojë përsëri certifikatën e lindjes të Diellzës.

Në shkurt ambasada raportoi: Dokumenti është pranuar. Por … asgjë nuk ndodh. Më 23 korrik, leja e Diellzës skadoi. Ajo mund të detyrohet të largohet në çdo kohë.

E ëma e Jonasit, Daniela (51): „Kjo frikë dhe dridhje, kjo është ferr!“

Parashtrohet pyetja çfarë ndodhi me vulën?

Nga autoritetet kosovare është thënë se certifikata „u mor këtë javë“ dhe „aktualisht është duke u përpunuar“. Një shpresë për një martesë të ardhshme!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...