Shërbeu si ushtare atje, tani këshilltarja kombëtare zvicerane e festoi 1 Gushtin në Kosovë

56 Lexime

Këshilltarja kombëtare zvicerane e SVP-së, Stefanie Heimgartner mbajti fjalimin e saj të 1 Gushtit në Kosovë dhe Bosnjë para ushtarëve zviceranë. Aty, ku njëmbëdhjetë vjet më parë ajo filloi shërbimin ushtarak. Me kthimin e saj në vendlindje, u realizua një ëndërr për zonjën nga Badeni.

„Ishte sikur të kthehesha në shtëpi“, thotë për „Aargauer Zeitung“ këshilltarja kombëtare e SVP-së, Stefanie Heimgartner, duke përshkruar ndjenjën kur mbërriti në Kosovë. Atje, në kampin e trupave zvicerane Swisscoy, Heimgartner mbajti fjalimin e 1 Gushtit, transmeton portali Shtegu. Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet që kur vetë Heimgartner ishte në Kosovë për herë të parë për ushtrinë zvicerane. Dhe tani ajo po kthehet: Si këshilltare kombëtare për të festuar festën kombëtare me shokët e saj. „Ishte një ndjenjë e mahnitshme“, thotë Heimgartner, „gjatë festimit zemra më rrahu më shpejt“.

Historia lexohet si një përrallë e vogël. Përralla e një gruaje të re që filloi të punojë si vozitëse në Kosovë njëmbëdhjetë vjet më parë. Dhe që me vetvete tha: „Nëse do të hyj ndonjëherë në Këshillin Kombëtar zviceran, do të vij këtu më 1 gusht“. Atëherë, ëndrra ishte shumë larg. Do të kalonin disa vite gjatë të cilave Heimgartner udhëhoqi gjithsej tre kontigjente dhe disa kolona me trupat zvicerane në Kosovë. Heimgartner shikon prapa:

„Ishte një kohë shumë intensive që unë definitivisht nuk do të doja ta humbisja“.

Koha si ushtare në Kosovë ishte një shkollë e jetës. „Aty mund të shihni vuajtje në një mënyrë që nuk mund ta imagjinoni në Zvicër“, thotë Heimgartner. Sidomos kur shenjat e luftës ishin ende të freskëta. Por edhe sot trupat Swisscoy po bëjnë ende punë të domosdoshme për të siguruar stabilitetin në vendet e Ballkanit, tha Heimgartner.

Këtë vit ëndrra e Heimgartner u realizua: Ajo u kthye në Kosovë për festën kombëtare. Pas një turneu në kamp dhe flotën e automjeteve, Heimgartner mbajti fjalimin e saj. Përpara ushtarëve zviceranë që ishin në formacion dhe flamurit zviceran varur mbi dy vinça.