Pse Origjinali i Marrëveshjes së Ohrit deri tani nuk ishte aty ku është dashur të jetë?

80 Lexime

Ejup Berisha

Ja njëzet vite të gjithë e kemi kërkuar Dokumentin origjinal të Marrveshjes së Ohrit dhe pas kësaj periudhe bukur të gjatë tani na del një lajm shumë senzacional dhe i çuditshëm e ai është se ky dokument shumë i rëndësishëm apo origjinali i saj na paska qenë në arkivin shtëpiak të Doktor Ilir Lumës nga Tetova. Atëher parashtrohet pyetja pse Z.Luma e ka pasur dokumentin origjinal të Marrveshjes së Ohrit e Institucionet shtetërore pra ato që është dashur dhe duhet ta kenë detyrimisht atë nuk e kanë pasur deri tani. Me sa e dimë ne Marrëvshja e Ohrit nuk është dokument ilegal por është dokument legal i nënshkruar nga ish Presidenti i shtetit i ndjeri Boris Trajkovski, nga ish Kryeministri Ljubço Georgievski. Pastaj nga liderët e Partive më të mëdha politike nga Lideri i LSDM-së Branko Crvenkovski,nga i ndjeri Arbër Xhaferi ish lider i PDSh-së, dhe nga ish lideri i PPD-së nga i ndjeri Imer Imeri. Marrëveshja e Ohrit i posedon edhe nëshkrimet e pëfaqsusesve ndërkombëtar që njëhershësh janë edhe garantuesit e saj. Atë pra e ka nëshkruar i dërguari i SHBA-ve tanimë i ndjeri Xhejms Perdju dhe ai i Bashkimit Europjan Fransoa Leotar. Meqë Dokumenti i Marrveshjes së Ohrit është dokument i ligjshëm dhe zgjidhjet që i përmban ai janë kontrktuar në mënyrë të ligjshme atëher pse Dokumentin origjinal të saj deri tani nuk e kanë pasur në posedim organet legjitime shtetërore dhe partitë politike. Nga këto të fundit vetëm PPD-ja nuk funkcionon më si subjekt politik, por çuditërisht ish anëtari i saj mjeku i nderuar Z.Ilir Luma na paska qenë ruajtësi më dinjitoz dhe shumë i kujdeshëm i origjinalit të Marrveshjes në fjalë. Prandaj institucionet shtetërore dhe Partitë politike duhet të përgjigjen se pse deri tani nuk e kanë poseduar dokumentin origjinal të Marrveshjes së Ohrit. Pra nga kush janë friguar apo eventualisht kush i ka penguar ato që ta posedojnë atë dokument. Edhe një pyetje duhet parashtruar e ajo është prej kur në vendin tonë është bërë praktikë që origjinalet e dokumenteve shumë të rëndësishme zyrtare mund të jenë në arkivat private të individëve të rëndomtë apo të qytetarëve të RMV-së. Nëse është kështu atëher parashtrohet pyetja se Kushtetuta aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut athua vallë a është dokument origjinal apo është dokument kopje. Mos vallë ndonjë qytetarë i rëndomtë nga Velesi apo nga Shtipi e ka në posedim privat Origjinalin e dokumentit më të lartë dhe më të rëndësishëm politiko-juridik të shtetit Kushtetutën e RMV-së. Asnjëher nuk është dëgjuar se dokumentet zyrtare të nënshkruara në mënyrë të ligjshme mund të ndodhen në arkivin privat shtëpiak të ndonjë individi. Në rregull nëse mund gjithkush ti posedon dokumentet origjinale zyrtare të shtetit tonë atëher unë do të doja që Dokumentin Origjinal të Kushtetutës së RMV-së ta kemë në arkivin tim privat shtëpiak. Nuk e di pse por po shpreh një dëshirë të tillë. Në rregull derisa të marrim përgjigje nga institucionet legjitime shtetërore se pse në afat prej njëzet vitesh nuk e kanë poseduar Dokumentin origjinal apo autentik të Marrëveshjes së Ohrit, ne nuk na mbetet asgjë tjetër përpos që Doktor Z. Ilir Lumës nga Tetova ti falenderohemi për kontributin e tij që në mënyrën më të dinjitetshme dhe shumë të kujdeshme e ka ruajtur Dokumetin origjinal të Marrëveshjes së Ohrit.