Shtetasi zviceran Andreas Gross mbetet pa kulm mbi kokë

Date:

13:25:31                     2017-02-18

 

 

 

 

 

Zvicerani Andreas Gross ka arritur të shpëtojë nga ndërtesa në flakë vetëm për një çast të vetëm. Tashmë ai është në kërkim të një strehe tjetër, por pa dokumentacionin e djegur, për të paraqitet një sfidë e rëndë.

 

 

 

 

Gjatë javës së kaluar, në Wallisellen të Zvicrës është djegur një ndërtesë banimi. Brenda saj në atë moment ka qenë shtetasi zviceran 53-vjeçar Andreas Gross, i cili ka jetuar në katin e parë të banesës.

 

 

 

1

 

 

 

Këtu nuk bëhet fjalë për mikun e shqiptarëve dhe politikanin zviceran Andreas Gross, por për një shtetas tjetër zviceran me emër e mbiemër të ngjashëm. Këtij të parit i vjen keq për rastin e ndodhur dhe për „Shtegu.com“ ka pohuar se është në dijeni për ngjarjen.

 

 

 

 

Gjatë mëngjesit atij i kishte dalë gjumi duke dëgjuar britmat e fqinjëve. „E hapa derën dhe pashë se si zjarri po përhapej me shpejtësi të madhe“, pohon Gross për „20 Minuten“, përcjellë „Shtegu.com“. Brenda disa sekondave gjithçka u mbulua me tym dhe nuk shihej asgjë. „Menjëherë u ktheva në banesë dhe e mora celularin tim, e më pas u nisa nga dritarja, i tmerruar“. Në ndërkohë, në vendngjarje kishin arritur policia dhe ekipe të shpëtimit. Andresai më tej vazhdon: „Ata kishin vendosur një dyshek pranë ndërtesës, ndërsa unë pa hamendje kërceva nga dritarja“.

 
Njëmbëdhjetë persona të tjerë shpëtuan nga ndërtesa pa ndihmën e askujt, ndërsa një person është dashur të shpëtohet përmes shkallës nga kati i tretë. „Kur ia lëshova një shikim banesës, isha i vetëdijshëms e gjithçka humba“, spjegon i dëshpëruar Andreas Gross. Në banesë i kishin mbetur të gjitha gjësendet, duke përfshirë këtu edhe dokumentet e identifikimit dhe një sasi të hollash. Ai kishte arritur të shpëtojë vetëm celularin e vet.

 

 

 

 

„Tmerri ende është i pranisëhm tek unë. Nuk mund të flej i qetë, pasi ende i parafytyroj pamjet e tmerrshme“. Andreasi tashmë duhet të fillojë sërish një jetë të re, por për një gjë të tillë i nevojitet përkrahje dhe ndihmë. Grossi përfundon: „Për çfarëdo llloj ndihme do të jem falënderues“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...