Alarm granate në xhaminë e shqiptarëve në Zvicër
15:00:05 2017-02-18
Në qendër të Dietikonit në Zvicër, është gjetur një gjësend i dyshmitë dhe menjëherë është alarmuar policia. Forcat e rendit e kanë deaktivizuar ate me ndihëm e një roboti për shkatërrim të mjeteve eksploduese.
Në rrugën „Merkurstrasse“ të Dietikonit shihet një zjarrfikës i cili është duke rregulluar arkullimin e automjeteve, ndërsa rreth 50 metra më tej është policia dhe ambulanca zvicerane. Prapa tyre qëndron i gatshëm një robot për shkatërrimin e mjeteve eksploduese, pronë e policisë kantonale të Cyrihut. Forcat e rendit në vendngjarje kanë pohuar se është gjetur një gjësend i dyshimtë, ndërsa nuk jepen detaje më të hollësishme.
Është pak para orës 15.00, pasditen e së premtes. Disa dhjetëra persona kuriozë shikojnë skenën e krijuar, fotografojnë dhe incizojnë. Një kalimtar ka rrëfyer se ai ka qenë duke dalë nga Xhamia Sunnah pas faljes së namazit të Xhumasë dhe është shoqëruar nga policia në një vend të sigurt. Pak para orës 13.00, policia zvicerane ishte informuar nga një kalimtar për një gjësend të dyshimtë. Forcat e rendit, ndihma e shpejtë dhe ekipi i zjarrfikësve menjëherë kanë arritur në vendngjarje, ka pohuar për „Limmattaler Zeitung“ një zëdhënëse e policisë, përcjellë „Shtegu.com“.
Një zëdhënësi i Xhamisë Sunnah e ka përshkruar ngjarjen në këtë mënyrë: „Që nga mëngjesi i hershëm një valixhe e dyshimtë ka qenë e vendosur para hyrjes së xhamisë, por askujt nuk i ka penguar“. Pas faljes së namazit, në të cilin kanë marrë pjesë rreth njëqind besimtarë, policia ka arritur në xhami dhe i ka lutur pjesëmarrësit që ta lëshojnë objektin. Ai më tej ka thënë se nuk beson që ndokush ka pasur për qëllim ta sulmojë xhaminë. „Në Dietikon jemi të integruar mirë, ndjehemi të sigurt dhe mirë. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe mëtutje“. Në objektin e njëjtë ku gjendet xhamia ndodhen edhe disa organizata dhe banorë, e ndoshta ndonjërit nga ta u ka takuar valixhja, ka thënë më tej ai.
Për një moment, roboti është aktivizuar dhe është dëgjuar një krismë e madhe. Ai e ka shkatërruar valixhen e dyshimtë. Lidhur me këtë, policia kantonale ka deklaruar: „Ne e hetuam valixhen dhe e shkatërruam ate me mjetin përkatës“. Infomata më të hollësishme nuk janë dhënë për shkak të hetimeve të mëtutjeshme taktike.