Shtetasi nga Maqedonia e Veriut shkakton aksident dhe vazhdon rrugën me airbagë të hapur

Date:

15:18:45               2019-07-01

 

Një automobilist e ka goditur aq shumë një veturë tjetër, sa që janë vënë në funksion airbagët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Haar të Gjermanisë, me ç` rast autori është arratisur.

Një vozitësi i dehur 42-vjeçar, në Haar të Gjermnaisë ka goditur nga prapa me Fordin e tij një veturë tjetër, me ç`rast dy persona janë lënduar lehtë. Përplasja ka qenë aq e fortë sa që janë vënë në funksion airbagët e tij, ndërsa ka lënë gjurmë edhe me autotargat e tij në veturën tjetër.

Bëhet fjalë për vozitësin 42-vjeçar verimaqedonas, me vendbanim në Austri, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Siç deklaroi policia gjermane, të dielën rreth orës 20:30 në nivelin e daljes në autostradë Haar në B304, ai nuk e kishte vërejtur një veturë VW të një të moshuare 82-vjeçare që po priste në semafor. Gjatë përplasjes, dy bashkudhëtarët e VW-së janë lënduar lehtë dhe vetura është dëmtuar aq shumë sa që është dashur të tërhiet nga komunikacioni.
Sipas policisë, edhe pse vetura e tij ishte dëmtuar dhe madje edhe airbagët ishin vënë në funksion, 42-vjeçari thjesht vazhdoi rrugën në autostradën A99, në drejtim të Salzburgut.

Megjithatë, falë gjurmëve të autotargës së tij që i kishte lënë prapa veturës së goditur, policia arriti shumë shpejt t`i bie në gjurmë. Zyrtarët e policisë nga Rosenheimi arritën ta gjejnë dhe të ndalojnë vozitësin e Ford-it në autostradën A8.

Sipas raportit të inspektoriatit nga Haar, u konstatua se verimaqedonasi nuk kishte patentë shoferi të vlefshme dhe gjithashtu kishte një sasi prej dy promilash alkool në trup. Ai është dashur të bëj kontrollin e gjakut, ndërsa vetura i është konfiskuar. Dëmi i veturave vlerësohet në rreth 13,000 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...