Egzon Shabani nga Kumanova është përforcim i ri i FC Dornbirn të Austrisë

Date:

16:36:41                   2019-07-01

 

27-vjeçari shqiptar nga Kumanova, është përforcim i pestë dhe i fundit i ekipit të sapokualifikuar në Ligën e dytë austriake, FC Dornbirn.

„Egzoni pikërisht i përshtatet filozofisë së lojës së ekipit, si një futbollist i pastër me referenca shumë të mira të tij dhe konsultimet me ish-trajnerët, na kanë bindur për një ndryshim“, thotë drejtori menaxhues sportiv i ekipit, Peter Handle. Bëhet fjalë për Egzon Shabanin, në të cilin ekipi i Dornbirn kishte shfaqur interes tre vite më parë, por atëbotë kishte dështuar transferimi,m shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Futbollisti 27-vjeçar shqiptar nga Kumanova, në tre sezonet e fundit ka luajtur për Rappersëil-Jona, duke shënuar 16 gola në 95 ndeshje të ligës dhe duke ofruar 23 asistime ideale.

Pavarësisht performancës së tij të vazhdueshme në kampionatin e kaluar, ai nuk mundi ta ndalonte zbritjen e ekipit paraprak nga divizioni i dytë zviceran. Për ekipin zviceran të Brühl nga St. Galleni, lojtari shqiptar ishte jashtëzakonisht i shpejtë dhe i driblueshëm, shënoi 28 gola krenarë dhe 19 asistime, në 91 ndeshje. Për Altstätten ai ka shënuar 14 gola. Vlera e tij më e lartë e tregut sipas Transfermarkt.at ishte 375,000 euro. Me angazhimin e Egzon Shabanit, FC Mohren Dornbirn tashmë ka përfunduar programin e saj të blerjeve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...