Me shtat në Suedi, por me mendje në Kosovë – Kosovare Asllani
12:50:46 2019-07-01
Paraqitjet e mëdha të futbollisteve të tjera në Kupën e Botës, ndërsa Kosovare Asllani është e domosdoshme për Suedinë. Ajo është golashënuese, asistente e zellshme dhe shembull për vajzat me prejardhje migrante.
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh një fituese e mirë. Në momente triumfi të mos poshtërohet kundërshtari, por të bashkëndjehet me te, për të kuptuar se si është ndjejnja për të fluturuar nga Kupa e Botës: E gjitha kjo e bën një grua korrekte sportive.
Në momentin që Kosovare Asllani, me Suedinë mposhti kanadezet pak të favorizuara dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Gjermanisë, ajo dukej e qetë, e lumtur, me shumë fat. Ajo po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve me durim, kur në një moment pas saj po kalonte Stephanie Labbé, portierja kanadeze, shkruan „Spiegel“, përcjell Shtegu.com.
Kosovarja e ndërpreu intervistën dhe e përqafoi Labbén. Gjatë sezonit të kaluar, që të dyja kishin luajtur së bashku në klubin suedez FC Linköping. Më shumë se një minutë qëndruan në përqafim, Labbé duke qarë, Kosovarja e ngushëllonte, të dyja premtuan se do të takoheshin përsëri së shpejti. Kur futbollistja shqiptare iu kthye sërish gazetarëve, ajo dukej e shqetësuar.
Kjo Kupë e Botës, deri më tani ka parë disa shfaqje të paharrueshme të lojtareve yje. Marta braziliane i premtoi guxim një brezi të tërë të vajzave të reja, australianja Sam Kerr ka shënuar pesë gola në katër ndeshje dhe Megan Rapinoe fillimisht u shtri për presidentin amerikan, që më pas me dy golat e shënuar kundër Francës, ta kualifikojë vendin e saj në çerekfinale.
Krahasuar me këto, Kosovarja ishte më pak e dukshme. Por edhe 29-vjeçarja ka lënë një gjurmë në Francë. Kundër Kilit (2:0) ajo kishte shënuar golin e parë të turneut kundër Tajlandës (5:1), kundër Suedisë gjithashtu dhe u shpall lojtare e ndeshjes. Në humbjen ndaj SHBA-ve (0:2) ajo lëshoi një rast të madh. Dhe kundër Kanadës, ishte asistimi i saj i saktë që Stina Blackstenius të shënojë për fitoren 1:0 dhe kulaifikimin në çerekfinale.
Kosovarja është është lojtarja kyçe e suedezeve në këtë turne. Ajo është konsideruar si një dribluese e fuqishme, lojtare e shpejtë në gjithë fushën e gjelbër që zakonisht qëndron prapa sulmuesve dhe i përcakton skenat. Më me dëshirë, ajo gjithmonë e do posedimin e topit, gjë që ia kishte rrëfyer një herë klubit anglez Manchester City.
Kosovarja është lindur në vitin 1989 në Kristianstad të Suedisë, një vit para se prindërit e saj të ishin larguar në mërgim skandinav, nga zona e konfliktit të Kosovës. „Unë mendoj se ata e kishin ndjerë që po vinte një luftë“, i kishte thënë një herë Kosovarja „Fox Soccer“: „Kjo ishte gjëja më e mirë që e kanë bërë ndonjëherë, sepse kjo na dha një fëmijëri të sigurt“.
Jeta mes dy botëve nuk ishte gjithmonë e lehtë për ta, inofrmon Shtegu.com. Nga njëra anë, ajo thotë: „Unë jam kosovare krenare“. Por, kur si e re e vizitoi vendin për herë të parë, ajo nuk e kishte ndjerë sikurse në shtëpi: „Vendlindja ime është Suedia“. Medaljen e argjentë që ajo me Suedinë e fitoi në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, megjithatë ia dedikoi edhe popullit të Kosovës: „Zemra ime i përket të dy vendeve“.
Në vitin 2011, futbollistja Kosovare Asllani ishte konsideruar si sensacion adoleshente, por papritmas nga trajneri aktual Thomas Dennerby u refuzua nga skuadra për Kupën e Botës. „Kjo ishte me të vërtetë e vështirë – sidomos mendërisht“, tha Kosovarja për „Fox Sports“ në lidhje me këtë periudhë: „Nga çdo gjë mund të mësohet shumë dhe këtë vit kam mësuar shumë“. Vitin e ardhshëm ajo iu bashkua Suedisë në Lojërat Olimpike. Ajo pastaj kaloi katër vite në Paris Saint-Germain përpara se t`i bashkohet City-t. Dy vite më parë, ajo u kthye në FC Linköping, në Suedi.
Kosovare Asllani është një model për emigrantët e Kosovës në Suedi, sidomos për vajzat e reja. Ajo ka shkruar dy libra për fëmijë. „Edhe pse kam qenë në situata të vështira në karrierën time, kam luftuar gjithmonë për vajzat me prejardhje migrimi në Suedi, që jetojnë këtu“. Ajo për Fifa.com kishte deklaruar: „Ju keni ndezur një zjarr në zemrën time, kur ishte vështirë për mua“.
Gjatë bisedës, Kosovarja duket e qetë dhe e sjellshmë, por ndonjëhereë fshihet pas frazave, si shumë futbolliste të tjera. Menjëherë pas ndeshjes kundër Kanadasë ajo i kishte dërguar një mesazh të qartë Gjermanisë: „Nëse do të ishte koha për t’i mposhtur ata, atëherë këtë vit, ata nuk janë të pamposhtur, ne patjetër mund ta fitojmë ndeshjen“.
Që kjo të ketë sukses, suedezet kanë nevojë për momentet e shkëlqyera të lojtares së tyre kryesore. Kosovare Asllani e di këtë dhe e dëshiron topin.
Pas këtij shkrimi, Suedia e mposhti edhe Gjermaninë dhe tani do të takohet në gjysmëfinale me Holandën. Të shpresojmë se Kosovare Asllani do të ngjitet në piedestalin më të lartë botëror të futbollit të femrave.