Shtetasi maqedonas vozit tri herë më shpejt sesa lejohej, i konfiskohet vetura e prindit

Date:

Në Neukirchen an der Vöckla (rrethi Vöcklabruck) të Austrisë, është konfiskuar një veturë e një vozitësi të krisur. Shtetasi 28-vjeçar maqedonas ishte duke ecur me shpejtësi pothuajse 100 km/h më shumë, mbrëmjen e së martës kur u vu në shënjestër të policisë

 

28-vjeçari u kap të martën në mbrëmje rreth orës 18:00 në një zonë me shpejtësi 30 km/h jashtë zonës lokale. Policia kreu matje të shpejtësisë në Komunën Neukirchen an der Vöckla, transmeton portali Shtegu. Shtetasi maqedonas po shkone me veturë në shtëpi në Timelkam në Gamperner Straße, ai ishte katër herë më shpejt se sa lejohej.

 

Vozitsi është matur me një shpejtësi maksimale prej 128 km/h. 28-vjeçarit iu desh të dorëzonte patentën e shoferit. Ai u tha policëve se nuk e kishte vërejtur kufirin e 30 km/h.

 

Vetura është konfiskuar përkohësisht mbrëmjen e së martës. Mësohet se vetura është e babait të të riut. Sipas policisë, babai do të marrë veturën e tij. 28-vjeçari raportohet në administratën e qarkut Vöcklabruck. Ai përballet me një gjobë të rëndë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...