Shtetasi maqedonas vërsulet me makinë mbi sportistin, ai shpëton me kung-fu

43 Lexime

19:26:57               2016-05-05

 

 

 

 

Pas një zënke të shkaktuar, një vozitës nga Dietikoni i Zvicrës, e kishte shkelur me veturë një sportist luftarak. Para Gjykatës së lartë zvicerane, ai u shpallë fajtor, duke iu lehtësuar dënimi, pasi aktin e kishte kryer në vetmbrojtje.

 

 
Gjatë një mesnate në rrugën „Hofackerstrasse“ në Dietikon, ishin shkaktuar skena si nëpër aksion filma. Me këtë rast, rolet kryesore i kishin luajtur një vozitës 26-vjeçar maqedonas dhe një sportist luftarak nga Dietikoni, tetë vite më i vjetër. Paraprakisht, ata ishin zënë disa orë më herët në Cyrih. Pasi sportisiti i kung-fu-së e kishte marrë rrugën në këmbë për tu kthyer në shtëpi, ai kishte vërejtur se kundërshtari i tij po e përcillte me veturë për në Dietikon.

 

 

 

Tashmë është e sigurt, se vozitësi e kishte shkelur gazin dhe me një tempo prej rreth 30 km/h ishte vërsulur në drejtim të sportistit. Ai nuk kishte pasur më kohë të largohej, por me një kërcim kung-fu fillimisht bie mbi xhamin e përparmë të veturës, duke u rrokullisur mbi makinë.

 

 

 

Duke i falënderuar strukturës fizike të trupit, ai kalon me vetëm disa plagë të lehta. Vozitësi ishte larguar menjëherë, por më vonë ishte hetuar nga policia.

 

 

 

Të martën, vozitësi është dashur të përgjigjet për rastin e 8 korrikut të vitit 2012, para Gjykatës së lartë zvicerane. Me profesion, montues i ventilacionit, ai ka deklaruar se nuk ka pasur për qëllim shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, ndërsa avokatja e tij, Patricia Jucker ka kërkuar lirimin e tij nga akuza. Sipas saj, ai ka vepruar në vetmbrojtje dhe nga paniku. „Ai kishte një thikë në dorë me të cilën e goditi veturën“, i përkujton çastet vozitësi. Avokatja ka deklaruar e sigurt se klienti i saj kishte vozitur dhjetë kilometra në orë më ngadalë se sa e rëndonte akuza dhe se i dëmtuari e kishte provokuar goditjen me veturë, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Gjykata e lartë e ka vlerësuar rastin më ndryshe, duke e dënuar vozitësin për „përpjekje të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore“. Në krahasim me instancën e parë, ajo vozitësin e dënoi me 240 ditë pune, në vlerë prej 30 frangash zvicerane për çdo ditë. Me këtë rast, ai është i obliguar që viktimës t`i paguajë dëmshpërblim në një shumë prej 800 frangash.