Reshat Ibrahimi ka një ilaç për mediet serbe: Hajt se ju kalon
21:40:47 2016-05-13
Gazetari sportiv i „Lajm“, Reshat Ibrahimi sërish ka ironizuar me mediet serbe, pas pranimit të Kosovës në FIFA. Të acarruara deri në maksimum, ato kanë dalë me tituj kundër të pranimit të Kosovës në FIFA, madje e quajnë „turp“ aktin e pranimit. Për t`i qetësuar gjakrat, Reshat Ibrahimi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar:
Flaka po ju del mediave serbe, kurqysh s’po munden me u pajtue se Kosova u pranua edhe ne FIFA. E kane marre inati Vokrrin edhe Infantinon. Hajt se ju kalon!