Shtetasi maqedonas godet për vdekje pensionistin zviceran – dënim me të holla
22:37:59 2016-09-03
Në tetor të vitit 2014, një shtetas zviceran me një karrocë elektrike invalidore, ishte përplasur me një kamionetë në Gerlafingen të Zvicrës, të drejtuar nga një shtetas maqedonas. Pensionisti i veturës elektrike ishte lënduar aq shumë, sa që më vonë ka ndërruar jetë në spital. Shtetasi maqedonas tashmë ka dalur para Gjykatës.
Shtetasi 31-vjeçar maqedonas do të dënohet me të holla, por nuk do të shkojë prapa grilave, me rastin e aksidentit në tetor të vitit, kur pa frenuar goditi karrocën elektrike të pensionistit zviceran në Gerlafingen, shkruan „Solothurner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.
Me këtë rast, pensionisti 67-vjeçar ishte lënduar aq shumë, sa që më vonë kishte ndërruar jetë në spital. Gjykata rajonale e Bucheggberg-Wasseramt, të premten e ka dënuar shtetasin maqedonas me dënim gjysmë të kushtëzuar me të holla, në një shumë prej mbi 8.000 franga zvicerane dhe shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 900 frangave. Prokuroria kishte kërkuar dënim me burg prej 16 muajsh.
I akuzuari është dashur dhe ka mundur ta shohë karrocën elektrike, ka pohuar prokurori i seancës, Claudio Ravicini përmes rrjetit televiziv rajonal „Tele M1“. Por, shteasi maqedonas nuk e ka vërejtur pensionistin nga pakujdesia.
Aksidenti kishte ndodhur në një mëngjes tetori me shi dhe mjegull, në rrugën „Kriegstettenstrasse“ në Gerlafingen. Pala mbrojtëse pa sukses kishte kërkuar pafajësinë e shtetasit maqedonas.
Vegza:
http://www.telem1.ch/35-show-aktuell/12046-episode-freitag-2-september-2016/28028-segment-geldstrafe-fuer-toedlichen-elektromobil-unfall-in-gerlafingen