Arrestohet politikanja zvicerane pasi ndihmoi katër emigrantë të mitur

Date:

19:08:00           2016-09-03

 

 

 

 

 

Një politikane e Kantonit Tiçino në Zvicër, të enjten është arrestuar në Stabio të Tiçinos, pasi ka kaluar ilegalisht emigrantë. Lisa Bosia Mirra akuzohet se ka kaluar ilegalisht katër emigrantë në kufirin zviceran. Sipas Ligjit zviceran për të huajt, ai ose ajo e cila i ndihmon apo i lehtëson kalimin e kufirit zviceran ndonjë të huaji, mund të dënohet me heqje lirie prej një viti, apo me një gjobë në të holla. Sipas policisë zvicerane, politikanja 43-vjeçare është përgjejgjëse për pranimin e katër emigrantëve në kufi. Deri në zbarkimin e katër emigrantëve të mitur me prejardhje nga Afrika në truallin zviceran, ata ishin transportuar me një automjet të një zvicerani 53-vjeçar nga Berna.

 

 

 

 

Tashmë, që të dy janë arrestuar, ndërsa politikanja zvicerane është themeluese e Organizatës për ndihmë refugjatëve «Firdaus». Në Como të Italisë, ajo për javë të tëra ishte përkujdesur për rreth 500 emigrantë, të cilët kanë qenë të vendosur në rrethinën e stacionit të trenit, shkruan „SRF“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...