Shtetasi maqedonas dhe dy zviceranë grushtohen në mes të liqenit

Date:

21:59:08               2016-08-28

 

 

 

 

 

Në një mot të mrekullueshëm, ambient të qetë dhe të këndshëm, në Liqenin Hallwillersee të Zvicrës, të shtunën në një anije kanë festuar perëndimin e dilellit rreth 180 mysafirë. Por rreth orës 19.00, agrëtimi mori kahje tjetër. Papritmas, në anije është shkaktuar një zënkë në mes të disa mysafirëve, raporton një lexues i „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Një sigurimth i anijes, ka ndërhyrë duke i shpëtuar disa mysafirë, ndërsa dy gra janë dëgjuar duke qarë, përderisa një shishe ishte thyer. Anija ka vazhduar rrugën deri në portin më të afërt, ku kanë qenë duke pritur policia, e cila menjëherë i ka arrestuar autorët.

 

 

 

Sipas një komunikate të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të dielës, një kapiten i një anije në Hallwilersee, rreth orës 20.00 e kishte alarmuar policinë pas një zënkë që ishte në rrjedhë e sipër, duke bërë të ditur se do të stacionohej në Meisterschwanden. Policia zvicerane, e pajisur edhe me një qen zyrtar, ka arrestuar menjëherë dy shtetas zviceranë dhe një shtetas maqedonas, të moshës 29-, dhe 31-vjeçare.

 

 

 

Ahengu ishte organizuar nga „party-boat.ch“. Sipas organizatorit, shkaku i zënkës ka qenë mendimet e kundërta në mes të disa vizitorëve, që ka sjellë në përdorimin e grushteve. Intervenimi i organizatorit dhe sigurimit, nuk kishte dhënë ndonjë rezultat të frytshëm. Për këtë ishte alarmuar policia, që të sigurojë mirëqenien e mysafirëve të tjerë dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të argëtimit. „Na vjen shumë keq që ka ndodhur ky rast dhe ne distancohemi nga ky qëndrim“, ka deklaruar organizatori. Sipas tij, ka qenë hera e parë që një rast i tillë ka ndodhur në anijen e vet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...