Shkolla ne Çerkez të Kumanovës e ngjashme me jetën e varfër të bardit Jeronim De Rada (VIDEO)

Date:

11:57:10             2016-08-28

 

 

 

 

 

Pamjet që po shihni nuk janë të ndonjë shkolle të braktisur, por të një shkolle që pas 5 dite do të pret mbi 500 nxënës për mësim. Është shkolla fillore Jeronim De Rada nga Çerkez i Kumanovës, dhe vet drejtori si gjithë të tjerët, e pranojnë se ky institucion nuk i plotëson as kushtet elementare për zhvillim të procesit edukativo-arsimor.

Ajo u ndërtua në vitet e 70-ta, dhe prej atëherë përdor të njëjtit koftorë për ngrohjen e klasave të mësimit.

Stafi teknik i shkolle, edhe këtë vit po kalon verën duke meremetuar aq sa munden shkollën. “Ne gjatë pushimit veror, kur shkojnë nxënësit në pushim me iniciativën tonë mundohemi dhe bëjmë çmos që ta meremetojmë shkollën dhe t’i bëjmë disa kushte më të mira për nxënësit, për arsimtarët dhe për të gjithë stafin që është në shkollë. Ne investime nuk kemi prej jashtë, kemi disa donacione nga njerëzit që vijnë nga mërgimi, ose bashkëqytetarët! Ne marrim materiale dhe e kryejmë këtë punë vet, edhe pse nuk na takon”, tha  Remzi Jahiu.

Nga ana tjetër, prindërit janë mjaft të mllefosur për kushtet në të cilat mësojnë fëmijët e tyre, përderisa ka edhe prej atyre që parapëlqejnë që fëmijët ti dërgojnë në shkolla tjera të qytetit.

Kryetarit të këshillit të prindërve, Hulusi Jashari, thotë se si prind, ndjen keqardhje që fëmijët e tij po detyrohen të mësojnë në kushtet e njëjta që ka mësuar ai para 30 vjete, ndërsa nuk përjashton mundësinë e bojkotimit të plotë të mësimit.

“Me fillimin e të reshurave të vjeshtës , të cilat priten si në çdo stinë tjetër, dhe me ftohjen e motit dhe nevojën që të sigurohet ngrohje aty nuk ekzistojnë kushte minimale për zhvillimin e procesit arsimor. …Do të mblidhemi javën tjetër si këshill i prindërve do ta analizojmë situatën dhe do të marrim vendimin e duhur dhe nuk përjashtojmë as bojkotin e procesit edukativo-arsimor”, tha Jashari .

Gjatë vizitës sonë në Janar të këtij viti, drejtori i kësaj shkolle, Hakik Jahiu, pati thënë se gjatë pushimit veror do të realizohet renovimi i shumë pritur.

“Ndërrimi i dritareve dhe nxehjes qendrore do të mbetet për pushimin veror, kur do të rregullohen . Sa i përket kabinetet për arsim muzikor dhe figurativ, dhe një çerdheje për fëmijët e grup moshave nga 3-6 vjet, do të bëhet rregullimi i tyre nga ana e komunës. besoj që nga marsi do të fillojë kjo punë” ,tha Hakik Jahiu.

Drejtori Jahiu, asokohe pati thënë se problemi po qëndron tek dokumentacioni, gjegjësisht tek mungesa e fletë pronësisë, derisa tani flet për një problem tjetër.

“Ne kemi projektet: p.sh. për ndërrimin e dritareve, nxehjes qendrore, ndërrimin e dyerve të krasëve, kulmit dhe sallës së sportit. këto të gjitha pra, unë edhe herën e fundit ju thashë se duhet të posedohet dokumentacion. Në mungesë të dokumentacionit ende nuk kanë filluar punimet. kështu që fletë pronësinë e kemi siguruar qysh më herët, por fshati Çerkez nuk ishte i futur në planin urbanistik detal“, tha ai. Drejtori tash e ka shtyrë këtë plan, dhe po thotë se në vjeshtë pret që të fillojë me projektet. (Lajm)

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=T5smZUj73_s

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...