Shtetasi kosovar ka dashur ta mashtrojë një zviceran të moshuar

Date:

Një shtetas kosovar ka dashur të marr para nga një zviceran i moshuar në rajonin ëeinfelden si pjesë e një mashtrimi telefonik. Sidoqoftë, i moshuari i zgjuar kishte dyshime. Policia Kantonale e Thurgaut e arrestoi mashtruesin nga Europa Juglindore


Policia Kantonale e Thurgaut arrestoi të martën një kosovar (34) në rajonin ëeinfelden. Ai donte të merrte para nga një shtetas i moshuar zviceran si pjesë e një mashtrimi telefonik.


Paraprakisht, një shtetas i moshuar (84) zviceran ka marr një telefonatë nga një person i cili pretendonte të ishte polic. Ai shpjegoi se paratë e falsifikuara ishin në qarkullim, siç shkruante të mërkurën policia kantonale në një deklaratë, transmeton portali Shtegu. Seniori u udhëzua përmes telefonit të tërhiqte para nga banka në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin autentike.


84-vjeçari dyshoi për tentativë mashtrimi dhe lajmëroi policinë. Më në fund arritën të arrestonin njeriun që donte të mblidhte paratë. Ndaj tij u hap një hetim penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...