Shtetasi i Maqedonisë së Veriut e mashtron shokun e klasës për 140 mijë euro, dy vite e gjysmë burg

53 Lexime

13:11:10                  2019-05-12

 

 

I pandehuri e kishte fjalën e fundit. Por, ai nuk tregoi as keqardhje e as shfajësim që kishte mashtruar shokun e tij të vjetër të klasës për 140,000 euro, pa ndonjë fije turpi. Mirëpo, emocioni pasoi pas shqiptimit të vendimit gjyqësor: Verimaqedonasi 48-vjeçar u trondit pa masë, kur kuptoi se do të vuaj dënim me burg për dy vite e gjysmë.

Për më shumë se dy vite, banori verimaqedonas i paunë i Brettenit, i kishte marr të holla shokut të tij të klasës. Ndonjëherë ishin 500 euro, pastaj 1,000, pastaj 5,000 ose 7,000, dhe më në fund 10,000 dhe madje 20,000 euro. Gjithmonë me premtimin se do t`ia kthejë të hollat porsa bashkëshortja e tij ta fitoj trashëgiminë e t`atit të saj. Sipas pohimit të mashtruesit, babai i saj kishte tokë në Turqi, një plantazhë të lajthive në Maqedoni etj. Por, shpresat për kthimin e të hollave, më tepër mbetën vetëm premtim.

Prokuroria e akuzonte për 34 raste të mashtrimit, shkruan „bnn.de“, përcjell Shtegu.com. Me partneren e tij, ai ka dy fëmijë dhe për shkak të varësisë së kumarit të paktën 80,000 euro në borxhe tek njerëzit e gabuar. Historia e mashtrimit u zbulua kur familja e viktimës dëgjoi rastin dhe shikoi llogarinë e saj.

Përmes avokatit të tij, Stefan Rothenstein, i pandehuri e pranoi fajin duke u arsyetuar me gjendjen e tij të rëndë finaciare. Por, me një mijë për qind bindje, ai ka dashur t`ia borxhin shokut.

Megjithatë, për shkak të numrit të madh të mashtrimeve të klasifikuara si „profesionale“, gjykata e dënoi verimaqedonasin me dy vite gjysmë burg. Gjasat që borxhi të kthehet, nga gjykata janë vlerësuar si minimale.