Ramadani me tre shkrepsa po e mashtron popullatën në Gjermani, por nuk po arrestohet

Date:

19:00:49                   2019-05-12

 

 

Dhe Ramadani përshëndet për çdo ditë … Në më shumë se 80 raste kundër mashtrimit të popullatës, është identifikuar Ramadan N. (68), ndër të tjera për mashtrim dhe vjedhje.

Gjatë muajit janar, policia gjermane e kishte bastisur banesën e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në rrugën „Manteuffelstrasse“ në Kreuzberg dhe me këtë rast ka gjetur mallra të vjedhur dhe 3000 euro para të gatshme. Mirëpo, nuk ka pasur arsye për arrestim, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pasditen e së enjtes, Ramadan N. ia kishte vjedhur të hollat një turist 25-vjeçar nga Berlini, me disa bashkëpunëtorë. Viktima ishte joshur rreth orës 15 në East Side Gallery dhe i kanë kërkuar që t`i tregonte paratë.

Zëdhënësja e policisë: „Paratë, që djaloshi ri i mbante në dorë, ia rrëmbyen (siç do të përcaktohej më vonë) një person 68-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit“.
Kur turisti i ri u përpoq t`i kthejë të hollat, ai u rrethua dhe u sulmua nga grupi. Përveç kësaj, sulmuesit ia kontrolluan edhe xhepat e tij. Ramadan N. i mori përsëri paratë dhe iku. Në fotografi, viktima më vonë e ka njohur mirë kumarxhiun shqiptar në stacionin policor.

Por, ai nuk u arrestua përsëri! Bile, as të premten, një ditë më vonë, kur policia e kontrolloi sërish. Kësaj radhe sërsih në hapësirën Checkpoint Charlie, për të cilën ai ka një ndalesë qëndrimi.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...