Shqiptarin në Zvicër e pret dënim i rëndë për kontrabandë me drogë ?!

128 Lexime

 

Që nga e enjtja, në Gjykatën vendore të Bernës në Zvicër, është duke u zhvilluar seanca ndaj një trafikanti të lëndëve narkotike, shqiptarit 51-vjeçar, i cili ka vepruar në një periudhë prej dhjetë vitesh. Në qendër të vëmendjes ishte dyshimi nëse ai ka qenë shefi i ndonjë grupi, apo vetëm ndërmjetësues.

Më 17 qershor të vitit të kaluar, në Balsthal të Zvicrës ishin arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për në Gjenevë. Në veturën e tyre u gjetë një kilogram heroin, ndërsa më pas, në një banesë të tyre në ëelschenrohr të Solothurnit ishin zbuluar edhe 11,65 kilogramë heroin.

Qiraxhiu i kësaj banese, që atëherë është në burg dhe që nga e enjtja do të duhet të përgjigjet para trupit gjykues, shkruan „Berner Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“. Por, ky zbulim i kësaj droge me sasi kaq të lartë, siç e përshkroi prokurorja publike, është vetëm maja e akullnajës: Lista e akuzave ndaj shqiptarit është shumë e gjatë dhe daton që nga viti 2004. Qysh në atë kohë, i akuzuari e kishte përgatitur gjysmë kilogrami heroin, duke e shitur përmes një personi tjetër në Bernë me rrethinë.

Mbetet e paqartë nëse edhe në atë kohë, i akuzuari ka qenë nën vëzhgimin e policisë, pasi nga fillimi i vitit 2005 ai ishte arratisur në Shqipëri. Edhe atje ai iu kundërvu ligjit dhe pas një plaçkitjeje të një banke, ai i kishte kaluar gjashtë vite në një burg të Tiranës. Ndaj tij ishte bërë një padrejtësi e madhe, ka deklaruar 51-vjeçari gjatë të enjtes para gjykatës.

Sipas aktakuzës, kontrabandën me drogë në Zvicër e kishte vazhduar në vitin 2013, kësaj radhe me një stil të lartë. Ai akuzohet për trafikim të gjithsej 20,5 kilogram heroini dhe 163 gramë kokain.

I paqartë është edhe statusi i tij gjatë trafikimit të lëndëve narkotike, nëse ai ka qenë shef i ndonjë grupi, apo ka shërbyer vetëm si ndërmjetësues. Prokuroria ka kërkuar një dënim prej dhjetë vitesh e dhjetë muajsh burgim.
Mrojtësi i tij ka reaguar duke thënë se sasia e madhe e drogës, nuk është ndonjë indikacion se ai mund të jetë shef i ndonjë grupi, ndërsa një gjë të tillë e dëshmon edhe vetura e tij e vjetër. Shqiptari i akuzuar, para trupit gjykues shpeshëherë është penduar dhe disa herë është shkrehur në lot. Pas lirimit të tij, ai do të bëhet krejtësisht tjetër njeri. Sipas këkresës së avokatiti të tij, një gjë e tillë mund të ndodhë në një të ardhme prej gjashtë vitesh. Vendimi do të sjellet gjatë ditës së shtunë.