Neonacisti gjerman dëbon refugjatët për në Kosovë, Maqedoni e Serbi

Date:

Një vozitës autobusi në Gjermani ka bartur refugjatët e dëbuar nga Kosova, Maqedonia e Serbia, për në aeroport. Gjatë kësaj ai ka shfaqur simbolikë me radikalizmin e djathtë. Tashmë ai është pushuar nga puna.

 

Rrethanat e dëbimit masiv të refugjatëve nga Kosova, Maqedonia e Serbia, gjatë fillimit të javës, në aeroportin e Badenit në Gjermani, kanë shkaktuar protesta të shumta. Një vozitës, i cili i ka shoqëruar refugjatët për në aeroport, ka pasur të veshur në mënyrë demonstrative një bluzë me llojin „Thor-Steinar“, një firmë e cila tek neonacistët është shumë e dashur. Kompania e vozitësit është prekur tepër nga ky incident.

 

Sipas një zëdhënësi të autoriteteve të Karlsruhe, bëhet fjalë për një dëbim masiv, i cili po realizohet rregullisht në aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Kësaj radhe, sipas Shoqatës „Freiburger Forum“ bëhet fjalë për rreth 75 persona, të cilët janë dëbuar për në aeroportet e Beogradit dhe Shkupit, me kompaninë „Bulgaria-Air“, ndërsa gjysma e tyre kanë qenë fëmijë dhe të rinj.

 

Vozitësi gjerman i kompanisë „Eberhardt“ nga Pforzheimi, menjëherë është marrë në pyetje nga drejtoria dhe gjatë të mërkurës, kompania ka deklaruar për „Badische Zeitung“ se një ditë më parë ai ishte pushuar menjëherë nga puna, transmeton „Shtegu.com“.

 

Mbajtja e veshjeve me shenjat e „Thor-Steinar“ është e ndaluar si në Bundestagun gjerman e në disa krahina të tjera, poashtu edhe nëpër stadiumet e futbollit anembanë Gjermanisë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...