Shqiptari vret dy persona – Vajzës plumb në zemër, dhëndrrit në kokë

93 Lexime

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Bavarinë ditën e së premtes, pasdite: Një prind shqiptar ka vrarë të bijën e tij dhe bashkëshortin e saj!
Gjatë pasdites të së premtes, janë dëgjuar të shtëna armësh në Kösching (rrethina e Eichstätt, Bavari). Fqinjët e lemeritur menjëherë kanë alarmuar policinë dhe organet tjera kompetente. Por, për viktimat ndihma e ofruar ka qenë e vonshme, pasi mjeku kujdestar vetëm se ka mundur të konstatojë vdekjen Andreasit (35) dhe Sanije R. (39).
Sipas informatave të „Bild“ të transmetuara nga „Shtegu.com“, vajza e autorit të krimit është qëlluar në zemër, ndërsa dhëndrri në kokë. Dyshohet se autori i krimit është personi Iseni S.(68) nga Shqipëria, baba i 39-vjeçares shqiptare!

 

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Organet e hetuesisë ende po e hetojnë rastin, me ^£`rast është gjetur edhe arma e vrasësit, të cilën e ka poseduar pa dokumentacion, ndërsa gjatë kontrollit mjekësor, është vërtetuar se ai ka pasur në gjak sasi të caktuar të promileve të alkoolit.

 

 

Vetëm pak momente para se të ndohë tragjedia, fqinjët kishin dëgjuar zhurmë të madhe dhe një zënkë të ashpër në brendinë e shtëpisë. Por, shkaqet e vërteta ende mbeten të paqartë.
Gjithnjë sipas informatave të „Bild“, shqiptari ishte ndarë nga gruaja para një viti dhe gjatë krimit nuk kishte qenë e pranishme në shtëpi.
Kur ajo sërish u takua me ish bashkëshortin, ai tashmë ishte duke u përcjellur nga policia nën pranga. „Edhe ty do të të vras“, i kishte thënë shqiptari ish bashkëshortes.