A është ky plaçkitësi më i marrë shqiptar?!

Date:

Karabinierët nga rrethina Ritten në Itali, kanë arrestuar dy plaçkitës sqiptarë. Fshehja e njërit në dollap nuk i ndihmoi aspak

 
Paraditen e së shtunës, një kalimtar rasti i kishte vërejtur dy persona të dyshimtë në Wolfsgruben am Ritten të Italisë, të cilët shkonin duke u fsheur dhe duke shikuar rreth e përqark. Me këtë rast, ai vendosi që të alarmojë karabinierët.

 
Menjëherë ishte mobilizuar një patrullë e karabinierëve të cilët njërin nga të dyshuarit e kishin takuar para një ndërtese. Por, ai e kishte paralajmëruar bashkëpunëtorin e tij për tu arratisur, ndërsa edhe personalisht filloi të largohet me vrap.

 
Përgjatë kohës që karabinierët u vunë në ndjekje të të dyshuarit, personi i dytë i dyshuar ishte futur në një banesë, dyert e së cilës kishin qenë të thyera.

 
Nuk zgjati edhe aq shumë kohë, deri në zbulimin e plaçkitësit të dyshuar. Shqiptari ishte fshehur në një dollap të banesës, shkruan „stol.it“, transmeton „Shtegu.com“.

 
Pas një ndjekje rreth dy kilometërshe, edhe i dyshuari tjetër arrestohet.

 
Që të dy plaçkitësit e dyshuar shqiptarë ishin dërguar në burgun e qytetit Bolzano dhe do të përgjigjen para organeve gjyqësore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...