Shqiptari në Zvicër bashkëshorten e trajton si pronë të veten, dhjetë vite burg

Date:

Një shqiptar 28-vjeçar nga Maqedonia, me vendbanim në Stäfa ZH të Zvicrës, të premten është dënuar nga Gjykata vendore në Meilen me dhjetë vite burg, për shkak të sekuestrimit të bashkëshortes së tij. Gjykata gjithashtu ka përfshirë edhe veprat penale: privim i shumëfishtë nga liria, përpjekje të shumëfishta të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, lëndimeve të thjeshta trupore, rrezikimit të jetës, dhunimit të shumëfishtë dhe delikteve të ndryshme me lëndë narkotike.

 

Shqiptari gjithashtu duhet t`i oaguajë bashkëshortes së tij një shumë prej 17.000 frangave zvicerane, si kompensim për gjithë të këqiat që ia kishte shkaktuar asaj, ndërsa shuma e dëmeve të shkaktuara në vlerë prej 258.000 frangave do të zhvillohet përmes procesit civil gjyqësor.

 

Përpjekjet për ta vrarë bashkëshorten e tij kishin filluar më 7 shtator 2013, me ç`rast bashkëshortja e tij kishte dashur të largohet nga banesa e përbashkët. I dënuari kishte hipur në veturën e tij dhe kishte filluar ndjekjen e saj, duke tentuar që dy herë ta godasë me veturë, por fatmirësisht ajo shpëton në mënyrë spektakolare, ndërsa pak më vonë ai arrestohet nga policia.

 

Gjykata nuk i kishte besuar shumë të dënuarit, duke vlerësuar se ai e kishte trajtuar bashkëshorten si „pronë“. Pas këtij vendimi, shqiptari ka të drejtë që të ankohet në Gjykatën e lartë të Cyrihut, ndërsa pas vuajtjes së dënimit, atij i kërcënohet dëbimi nga Zvicra.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...