Srebrenica reflekton emocione edhe tek shqiptarët

Date:

Gazetari tashmë i njohur sportiv i gazetës „Lajm“, Reshat Ibrahimi, në profilin e tij në Facebook ka postuar një shkrim tejet emocional, lidhur me përvjetorin e Masakrës së Srebrenicës, e cila kishte ndodhur në korrik të vitit 1995. Gjenocidi kishte ndodhur në regjionin e Srebrenicës e të cilin e kanë kryer ushtria e Republikës Serbe nën komandën e Ratko Mlladiçit dhe e formacionit ushtarak „Shkorpioni“, nën kontrollën e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, me ç? rast u vranë 8.000 burra myslimanë. Padyshim se gazetarit i është përkujtuar edhe lufta e 2001-shit në rrethinën e Kumanovës, duke iu paraqitur pasqyra e nënave shqiptare të mbështjellura në të zezë, me rastin e vrasjes së fëmijëve të tyre. Ja edhe postimi i Reshat Ibrahimit në tërësi:
Solidarizohem me nënat boshjake të Srebrenicës
Sot e shtunë Bosnja shënon 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakra më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot varrosen edhe 136 viktima që janë identifikuar.

 

 

Ne shqiptarët e dimë se cka do të thotë masakra serbe, prandaj me këtë rast shprehë solidarizimin tim me të gjithë ato nëna boshnjake që për 20 vite kanë jetuar me zemër të plagosur për një qëllim-t’i gjejnë eshtrat e djemve dhe burrave të tyre të vrarë.
Kjo luftë e tyre në rrugën e arritjes së qëllimit për mua shkakton respekt.
Rikujtoj gjeneratat e reja se në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kishin vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, kurse reth 15 mijë djem e burra kishin arritur të shpëtojnë duke u larguar përmes pyllit, por shumë prej tyre janë vrarë nga ushtarët serbë që ishin zënë në pritë të maskuar me uniforma të OKB-së.
Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill të vitit 1992. Histori të tilla kurrë mos u përsëritshin në botë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...