Shqiptari luan rolin e Winetou të ri

Date:

Një emër të cilin të huajt e kanë pak si të vështirë për ta shqiptuar: Nik Xhelilaj është aktori 32-vjeçar shqiptar, i cili do të luajë rolin e shefit të indianëve, „Winnetou“ të famshëm, shkruan „Bild“, transmeton „Shtegu.com“. Me këtë, janë kompletuar personazhet kryesore për vazhdimin e xhirimit të filmave klasikë të produksionit Karl-May.

Tashmë gjithçka është gati për të filluar xhirimet në Kroaci, aty ku edhe ishte xhiruar për herë të parë „Winteou“ origjinal.

10,w=985,c=0.bild

Aty ku aktori tashmë i ndjerë, Pierre Brice si ëinnetou kishte kërkuar thesarin në Liqenin e argjentë, tani Nik Xhelilaj do të kalërojë me flokë të shkapërderdhura nën rrezet e perëndimit të dilellit. Kërkimi ndaj pasardhësit të Pierre Brice, i cili vdiq në muajin qershor të këtij viti, ka qenë shumë i vështirë, i ka deklaruar regjisori Philipp Stölzl gazetës gjermane: „Ne kërkuam pothuajse në gjithë globin tokësor dhe kishim vështirësi, pasi e dinim se mokasinet e Pierre Brice janë shumë të mëdha“.

Nik Xhelilaj, nuk e kishte pasur idenë se kush ka qenë Winetou, por më pas e kishte shfletuar historinë e tij. Filmi i parë, nga tre filmat e ëinetou do të emetohet në vitin 2016 në RTL.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...