Shqiptari katërvjeçar foto modeli më i ri në Zvicër

Date:

Loris Muqaj fiton çmimin „Prince of the World“
Ai është vetëm katër vjeç dhe tashmë foto model: Loris Muqaj nga Wohleni i Zvicrës ka shkëlqyer në një konkurs talentesh në Turqi, së shpejti do të përshëndesë të gjithë blerësit e gjigantit „Migros“ i veshur me një nga pixhamat e prodhimit të saj.

11178302_952637584768122_5288328077261963397_n

Për gazetën zvicerane „20 Minuten“ ai ka filluar të shikojë kamerën dhe të performojë në stilin e ndonjë të rrituri, duke përvjelur krahët e duke i hequr syzet e diellit. Lorisi është vetëm katër vjeç. „Ai gjithnjë ka vepruar kështu, që nga mosha më e re“, deklaron e ëma e tij, Shqipe Morina-Muqaj. „Porsa ndokush t`ia drejtojë kamerën, ai menjëherë do të fillojë të performojë“. Karrierën e tij, Lorisi e ka filluar para një viti, kur e ëma e tij i kishte dërguar fotot e të birit në një konkurs për foto model fëmijësh, për të reklamuar pixhamat e gjigantit „Migros“. Papritmas, ajo e kishte pranuar thirrjen e Migrosit të cilët Lorisin e kishin pranuar në konkurrencën e fortë. Nga vera e sivjetme, fytyra e tij do të shihet në pixhamaz e Migrosit, ndërsa si shpërblim për këtë, Lorosi u dhurua me ca të holla dhe natyrisht, një palë pixhame. Kohë të shkurtër pas kësaj, e ëma vazhdoi të postonte foto profesionale të Lorisit dhe përsëri e pranoi një thirrje telefonike. Kësaj radhe nga një agjenci reklamash nga Kosova. Arsyeja: Një konkurs talentesh në Antali të Turqisë. Mbi 40 vajza e djem të moshës 4 deri 18 vjeçare nga vende dhe kontinente të ndryshëm kishin marrë pjesë në këtë manifestim. Lorisi shkëlqeu në konkurs duke kënduar një këngë kosovare. Talenti i tij si këngëtar nuk mjaftoi për një çmim, por ai pranoi çmimin kryesor „Prince of the World“, vendin e parë në moshën e tij, çmimin xhentëllmen dhe styling prix. Me këtë aktivitet, Lorisi është i përkrahur nga shumë persona, tashmë ai ka një faqe të tij personale në Facebook dhe rreth 2260 adhurues.

 

http://www.20min.ch/videotv/?vid=419945&cid=2

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...