Dhjetë „kufoma“ në qendër të Lucernit

Date:

topelement (1)
Mu në mes të Lucernit në Zvicër, gjatë të enjtes janë shtrirë përtokë dhjetë „kufoma“ të mbuluara me kefin. Një akt i tillë është ndërmarrë për të sensibiliuar opinionin dhe për t`i përkujtuar viktimat e fatkeqësive të refugjatëve
Një foto irrituese është vërejtur të enjten pasdite para një kishe në Lucern: Përtokë janë shtrirë dhjetë persona të mbështjellur me pëlhurë të bardhë. Ashtu të palëvizshëm qëndruan rreth 40 minuta për t`ua tërhequr vëmendjen kalimtarëve. Pas këtij aksioni me emrin „Just one minute“ qëndron performuesja zvicerane Beatrice Fleischlin, e cila është e angazhuar në një shtëpi kulture. Qëllimi i saj: Kalimtarët do të duhej të mbanin një minutë heshtje për dramën e refugjatëve të Mesdhe. Reagimi i kalimtarëve ishte i ndryshëm, disa të irrituar nga pamja, ndërsa të tjerët e përshëndetën aktin duke mbajtur një minutë heshtje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...