Shqiptari i infektuar me koronavirus humb jetën në një aksident në Poreç

98 Lexime

Pasi një shqiptar që ishte infektuar me koronavirus vdiq në Porec, të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhë me kolegët e tij dhe kontaktee e tjera. Ja disa detaje të tjera!

Pasi një punëtor kantieresh nga Shqipëria, i cili u zbulua se vuante nga një koronavirus, vdiq në një aksi9dent në Spadici pranë Poreçit në Kroaci, lind pyetja se me kë ishte në kontakt dhe ku ishin bashkëpunëtorët e tij.

Nga Departamenti i mbrojtjes civile e qarkut të Istrës, zbulojmë se të gjitha kontaktet e tij janë ose në karantinë në Pula, ose në vetizolim, në varësi të faktit nëse ata kanë kushte për izolim. Përkatësisht, shtrohet pyetja në cilat kushte punëtorët e huaj të ndërtimeve jetojnë këtu dhe nëse mund të kryhet vetizolimi efektiv në këto kushte, shkruajnë mediat kroate, përcjell Shtegu.com.

Të gjitha kontaktet e të ndjerit më pas u testuan për koronavirus dhe rezultatet do të dihen gjatë këtyre ditëve. Ata që janë pozitivë do të kenë kujdes të duhur, dhe ata që janë negativë do të jenë në gjendje të dalin nga izolimi i tyre.

Kujtojmë se, sipas raporteve fillestare, punëtori i ndjerë nuk vdiq nga koronavirusi por nga pasojat e aksidentit.

Viktima ishte në shoqëri me disa shtetas shqiptarë, të cilët kanë qenë në Istrër që nga fillimi i vitit, pra para shpërthimit të pandemisë. „Sipas protokollit është marrë një shtupë nga personi i ndjerë para autopsisë dhe është përcaktuar se personi i vrarë në aksident është infektuar me një koronavirus. Megjithatë, vdekja ka ardhur si pasojë e aksidnetit“, kanë deklaruar nga Instituti i shëndetit publik i qarkut të Istrës