E lodhi izolimi nga koronavirusi, shqiptari në Gjermani filloi të zinte trumcakë mbi çati

Date:

Një shqiptar 47-vjeçar, ka përdorur metoda të ndryshme me rrjete e me kafaze për të zënë trumcakë të njohur si zogj të argjentë apo goldfinch, në tarracën e çatisë së tij në qendër të qytetit Krefeld. Pastaj ai i vendoste nëpër kafaze më të vegjël në mënyrë që ata të tërheqnin anëtarët e tjerë të kësaj specie që është e njohur për shkak të këndimit melodik dhe pllakosjes së bukur. Të hënën, policia gjermane ka arritur t`i lirojë tetë trumcakët e egër të mbrojtur me ligj.

Dëshmitarët kishin njoftuar autoritetet se kishin vërejtur kafaze dhe rrjete në tarracë, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Shtegu.com. Policia menjëherë mori shpejt një urdhërkërkimi nga gjykata e rrethit dhe arriti në tarracë rreth orës 11:00 të mëngjesit. Atje gjetën tetë trumcakë në kafaze, të cilët shqiptari nga Krefeldi po i mbante brenda tyre. Përveç kësaj, ka pasur edhe kafaze të tjerë të hapur, që të mund të vinin edhe trumcakë të tjerë.

 

Ky lloj zogu, i përket një specie këngëtarësh që mbrohet veçanërisht në të gjithë Europën sipas Ligjit federal i mbrojtjes së natyrës. Në vitin 2016 u shpall si Zogu i Vitit nga Shoqata për mbrojtjen e natyrës (NABU).

Veçanërisht i popullarizuar si zog shtëpie, ai është i njohur në shtetet e Magrebit, ku me siguri mbahet në mbi 15 milionë familje. Ata janë gjithashtu të njohur në vende si Shqipëria, Turqia dhe Siria. Qendra kryesore e tyre është Mesdheu, ku për një trumcak të gjinisë mashkullore ofrohen deri në 200 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...