Shqiptari fiton edhe ndaj boksierëve me doping

Date:

Nga fillimi i qershorit, shqiptari nga Baseli i Zvicrës, Arnold «The Cobra» Gjergjaj e kishte mposhtur kundërshtarin e tij rus Dennis Bakthov me pikë. Tashmë është vërtetuar: Në atë kohë, Bakthov kishte hyrë në betejë me doping.

Rezultatet nga Dennis Bakthov kanë treguar një diagnozë të njohur si Adverse Analytical Finding, me substancën e ndaluar Methylhexaneamine (Dimenthlypentylamine). Nga ana tjetër, tek Arnold Gjergjaj gjithçka ka qenë në rregull. Hetimi është kryer nga organizata zvicerane „Antidoping Schweiz“.
Bakthov e kishte marrë substancën duke e gëlltitur me përzierjen e një vitamini tjetër. Rregullat e lojës dhe këshillat antidoping tashmë janë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit. Se çfarë konsekuenca e presin boksierin rus, do të meret vesh nga komisioni adekuat gjatë muajit tetot të këtij viti.

„Na vjen keq dhe e gjykojmë këtë thyerje të rregullës duke shpresuar se do të pasojnë konsekuenca. Arnoldi gjithnjë është angazhuar për një sport të pastër dhe ushtron nën mbikëqyrjen e `Anti Doping Schweiz` dhe rregullisht vëzhgohet edhe gjatë stërvitjeve“, deklaron menaxheri i Arnolditdhe njëherit i klubit të boksit Basel, Angelo Gallina, në një komunikatë zyrtare.

Gjergjaj tashmë i ka filluar përgatitjet e tij për angazhimin e radhës. Operimi i dorës gjatë muajit qershor është kryer me sukses dhe gjithçka është duke shkuar si është më së miri. Se ku dhe kur Kobra do të ballafaqohet herën e ardhshme, për momentin ende nuk është vendosur. Negociatat janë në rrjedhë e sipër, përfundon komunikata në fjalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...