Shqiptari e mbytë bashkëshorten me fustanin e saj, fillon procesi gjyqësor
20:11:04 2017-02-16
Me vite të tëra, Dritani 46-vjeçar, me profesion manovrues i vinçit dhe Tamara K. 37-vjeçare tashmë e ndjerë, me profesion bibliotekiste, e kishin zhvilluar një jetë përplot batica e zbatica, martesë nga e cila kishin lindur dy djemë. Por, Dritani ka qenë stërxheloz. Më 27 maj të vitit të kaluar, situata kishte eskaluar në kulminacion, me ç`rast ai e vret bashkëshorten e vet, përndryshe e bija e ish presidentit të Jahn-Regensburgut, duke e ngulfatur me fustanin e saj në dhomën e gjumit!
Por, përse kishte ndodhur ngjarja e tmerrshme ?! Këtë pyetje është munduar ta shtjellojë avokati i tij mbrojtës Michale Haizmann, të enjten me fillimin e procesit gjyqësor kundër tij, në Gjykatën e rrethit të Regensburgut në Gjermani: „Ka qenë një atmosferë e lartë emocionale në lidhje me një zënkë që ishte shkaktuar“.
Menjëherë pas arrestimit të tij, i akuzuari i ka rrëfyer të gjitha detajet. Gjatë procesit është pronocuar edhe komisari Thomas S. (44): „Ai është paraqitur me një lëndim në vendin intim në spitalin `Josephs-Krankenhaus` duke pohuar se e ka vrarë bashkëshorten“.
Pas operimit, Dritan K. e ka rrëfyer një ngjarje të çuditshme. „Pas një rrëmuje me fishekzjarre të cilin e kishin shikuar së bashku, ata kishin hyrë në dhomë për të fjetur“, ka pohuar dëshmitari me inicialin S. „Më pas, ajo e kishte pranuar një mesazh në celular, të cilin nuk është dashur t`ia tregojë, pasi Dritani kishte supozuar se ia kishte dërguar një burrë tjetër“.
Pas një zënke banale, Tamara K. e kishte vendosur një fustan të sajin rreth qafe duke e lutur që ta ngulfatë. Të dy djemtë e familjes, në atë moment kanë qenë një kat më poshtë, ndërsa që nga vrasja e nënës së tyre, ata janë duke jetuar tek gjyshërit, informon „Shtegu.com“. Heinz Groenewold, ish presidenti i Jahn-Regensburgut dhe njëherit baba i viktimës, për „Bild“ ka deklaruar: „E vetmja gjë që mund të më qetësojë sadopak, është që për këtë vepër të shqiptohet dënim i merituar. Unë jam palë akuzuese dhe këtë gjë e bëj për nipërit e mi“. Shqiptimi i vendimit pritet të sillet më 29 mars.