Kosovari rrahë policin gjerman

Date:

19:51:47                    2017-02-13

 

 

 

 

 

Kur policia gjermane kishte arritur në pjesën e vjetër të qytetit në Freiburg në përpjekje për të ndërmjetësuar në zënkën e shkaktuar, njëri nga dy të rinjtë nga Kosova, papritmas e kishte goditur me grusht një oficer policor në fytyrë.

 

 
Natën e së dielës, rreth orës 02.35, në një diskotekë në rrugën „Lowenstrasse“ të Freiburgut në Gjermani, dy të rinj nga Kosova e kanë ofenduar një të punësuar në diskotekë dhe me këtë rast janë dëbuar nga lokali, thuhet në një kumtesë të policisë të cilën e përcjellë „Shtegu.com“.

 

 
Pasi dy kosovarët 24-vjeçarë gjithnjë e më tepër bëheshin agresivë dhe personelin e sigurimit e kërcënojnë verbalisht dhe në fund e sulmojnë edhe fizikisht, u alarmua policia.

 

 

 

Kur policët arritën në vendin e ngjarjes dhe filluan të ndërmjetësojnë për ta qetësuar situatën, njëri nga dy kosovarët e rinj papritmas e godet me grusht në fytyrë oficerin policor. Vetëm përmes gazit lotsjellës, ishte parandaluar sulmi i mëtutjeshëm, ndërsa dy kosovarët janë arrestuar menjëherë.

 

 

 

Të dy kosovarët do të duhet të përgjigjen para drejtësisë për shkaktim të lëndimeve trupore dhe fyerjes, si dhe për rezistencë ndaj forcave të rendit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...