Më 9 maj, Kumanova, kumanovarët, këta shqiptar të cilët mbajnë në kurrizin e tyre më shumë se gjithë banorët tjerë të Maqedonisë barrën kombëtare, vuajtjet, gjakderdhjet dhe përjetimet më trishtuese edhe një herë u zgjuan nga plumbat, zhurma e tankeve dhe shpërthimet e granatave.
Më 9 dhe 10 maj, Lagjja e Trimave, për vetëm disa minuta u shndërrua në front lufte dhe atë, vetëm mes disa djemve, të cilët ishin më të zgjuarit e Luftës së Kosovës, Preshevë dhe Konfliktit të 2001-it në Maqedoni me tërë forcën ushtarake dhe policore që e posedon një shtet.
Më 9 maj, në vend që banorët e kësaj lagje të shkojnë në punë e të merren me sfidat e përditshme të jetës e fëmijët të dalin të lozin, ata u detyruan të strehohen nëpër podrume, nën bomba dhe granata. Të lusin dikë që nëpër plumba t’i nxjerrin nga tmerri, të cilin dhjetëra familje e përjetuan më shumë se 24 orë, pa bukë dhe pa ujë.
Më 9 dhe 10 maj, Policia e Komanduar nga Gordana Jankullovska (VMRO-DPMNE) dhe zëvendësi i saj Zemri Qamili (BDI), rrafshuan një lagje të tërë të shqiptarëve dhe prishën ëndrrën e dhjetëra familjeve.
Po në muajin maj, por 5 vite para ngjarjeve të Kumanovës (12.05.2010), u vra edhe Harun Aliu – Komandant Kushtrimi. Vrasje me plot enigma dhe paqartësi për opinionin.
Në maj, të vitit 2012. Policia me urdhër të funksionarëve të partnerëve qeveritar VMRO-BDI, arrestoi dhjetëra djem, burra dhe nëna shqiptare duke i akuzuar dhe dënuar për terrorizëm nën akuzën se gjoja kanë bërë vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit. Për çka edhe sot e kësaj dite mungojnë dëshmitë, por të gjithë këta nga regjimi VMRO-BDI u quajtën “Monstruozë”.
Më 7 nëntor 2007, Aksioni policor në Brodec. Luftë në kohë paqe, përsëri në sy të qytetarëve të pafajshëm, si gjithmonë në sy të fëmijëve dhe nënave shqiptare.
Më 11 korrik, 2005. Vritet në rrethana tepër të dyshimta Komandant STRUGA – Nuri Mazari. Vrasje me plot enigma.
Më 23 Korrik të viti 2015, në Kumanovë vritet Xhemail Rexhepi – Komandant SHQIPONJA. Vrasje e papritur dhe për shkaqe partiake.
Rasti i Sopotit. Shqiptarët edhe pas 14 viteve, vazhdojnë të enden nëpër dyert e gjykatave.
Torturimi i shqiparëve nëpër burgje, tashmë 25 vite.
Rrahja dhe gjakosja e fëmijëve shqiptarë nëpër autobusë, qytet dhe rrugë. Asnjë huligan nuk është arrestuar.
Sulme ndaj të rinjve shqiptarë dhe nënave shqiptare me shami, asnjë huligan i arrestuar.
Shqiptarët në shenjë proteste thyen dy xhama – arrestohen dhe dënohen.
Në librat e Historisë, për shqiptarët mësohet se janë njerëz mali, çobanë dhe hajdutë.
Kryqet ndërtohen në çdo anë, xhamitë shndërrohen në muze.
500 milion euro për “Shkupi 2014” me përmendore kontroverse, askund nuk duken tre përmendoret shqiptare.
E të tjera, e të tjera, e të tjera…
Dhe tani, kur shqiptarët çohen për t’iu thënë MJAFT këtyre skenarëve politik kundër tyre, mbështeten vetëm nga partitë opozitare, ndërsa partia shqiptare në pushtet thotë se nuk duhet te bëhen protesta se gjoja këto protesta i shërbejnë Zoran Zaevit!
Po me të vërtet shqiptarët ska pse të protestojnë që ti shërbejnë Zaevit… Sepse edhe Ai gjatë vitit të kaluar i mashtroi shqiptarët kur nuk publikoi “Bombat” e rastit “Monstra”, madje as përgjimet e liderëve dhe ministrave shqiptarë.
POR A MË THOT DIKUSH, pse duhet të heshtin shqiptarët? A mos vallë duhet akoma t’i shërbejnë Nikolla Gruevskit. Apo edhe të harrojnë të gjitha ato ngjarje që u kanë ndodhur nga pushteti i tij dhe jo vetëm.
Jo vetëm i tij, sepse nga 10 vite më pusht, tetë i ndan me Ali Ahmetin.
Jo shqiptarët nuk duhet të heshtin kundër Gruevskit, por edhe nënshtrimit të Ali Ahmetit.
Shqiptarët nuk duhet të protestojnë as për t’i dalë në ndihme Zoran Zaevit dhe as për të heshtur ndaj regjimit të Nikolla Gruevskit, i përkrahur nga Ali Ahmeti.
Shqiptarët më 9 Maj duhet të protestojnë Kundër skenarëve si Kumanova, “Monstra” dhe Brodeci.
Shqiptarët duhet të protestojnë kundër burgosjes së padrejtë, kundër vrasjeve të shqiptarëve të cilët janë të padëshirueshëm për Gruevskin dhe që janë pengesë e asaj të keqeqë e bejnë politikanët shqiptarë.
Ne duhet të protestojmë që të tregojmë se ekzistojmë, se jemi zot të vetvetes, dhe se nuk e ndajmë mengjesin me Zaevin dhe as nuk festojmë në darkë me Gruevskin.
Shqiptarët duhet të protestojnë kundër atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën.
Shqiptarët duhet të protestojnë, derisa të bëhen ata që në të vërtet janë – Shtetformues.
Ne, shqiptarët duhet të protestojmë për Demomraci, Drejtësi, Dinjitet.
Vërtet, ne duhet të protestojmë! (TV Shenja)