I akuzuar se ka rrahur politikanin zviceran, kosovari dënohet me 50 mijë franga zvicerane

Date:

23:44:43                   2016-05-08

 

 

 

 

Kosovari i cili akuzohet se ka rrahur politikanin zviceran nga Partia e gjelbër liberale, Alexander Peske, nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit me burg, por në vend të kësaj do të duhet të paguajë rreth 50 mijë franga dënim në të holla.

 

 

 

Në tetor të vitit 2011, disa të rinj e kishin sulmuar politikanin e njohur zviceran, Alexander Peske, në sheshin pranë stacionit të trenit në Cyrih të Zvicrës. Me këtë rast, ai kishte pësuar dëmtim të rëndë në kokë, ndërsa sulmuesit kishin vazhduar ta godasin të shtrirë përtokë edhe më tej me shqelma.

 

 

 

Tre zviceranët e rinj të arrestuar e kishin pranuar veprën e bërë në verë të vitit 2014 para Gjykatës së rrethit në Cyrih, ndërsa kosovari 23-vjeçar nga Schliereni, i cili dyshohet të ketë qenë udhëheqës i grupit në fjalë, ka mohuar pjesëmarrjen e tij në rrahje, duke u arsyetuar se ai është zëvendësuar me ndonjë tjetër.

 

 

 

Në vjeshtë të vitit 2014, Gjykata i kishte dënuar që të pesë të dyshuarit, në mesin e tyre edhe kosovarin që nuk e kishte pranuar veprën, i cili ishte akuzuar në bazë të disa dëshmitarëve, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Për shkak të veprës penale „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“ dhe delikteve të tjera, ai u dënua me burg prej tre vitesh, pjesërisht të kushtëzuar, prej të cilave është dashur të vuajë dhjetë muaj. Kosovari menjëherë ka bërë ankesë para Gjykatës së lartë zvicerane duke kërkuar lirimin nga akuza: „Nuk kam të bëjë asgjë me rastin“, kishte deklaruar para trupit gjykues.

 

 

 

Në seancën e saj gjyqësore, Gjykata e lartë e dënoi sërish kosovarin. Por, kësaj radhe iu hoqë akuza „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“, ndërsa u zëvendësua me „sulm“ që e obligon të paguajë një shumë prej 37.400 frangave zvicerane, të shndërruara në 340 mëditje prej 110 frangash.

 

 

 

Me këtë rast, në mënyrë solidare, ai është i obliguar t`i paguajë viktimës edhe 3.750 franga, si dhe dy mijë franga të tjera si kompensim. Më në fund, kosovari obligohet t`i paguajë edhe tre të katërtat e shpenzimeve gjyqësore, që kapin shumën prej pesë mijë frangave.
Mbrojtësi i tij juridik ka të drejtë të ankohet pranë Gjykatës federale zvicerane.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...