Kantoni Thurgau nuk bën përjashtime për nxënësit myslimanë

Date:

11:41:20              2016-05-08

 

 

 

 

Nëpër shkollat e Kantonit Thurgau, nxënësit myslimanë do të duhet të marrin pjesë nëpër orët e edukatës fizike dhe amvisërisë, edhe gjatë muajit të Ramazanit. Ky është vendimi i autoriteteve shkollore.

 

 

 

Gjatë muajit të Ramazanit nuk do të ketë rregulla të jashtzakonshme religjioze nëpër shkolla, ka vendosur Kantoni Thurgau. Muaji i agjërimit gjatë këtij viti është nga 6 qershori deri më 4 korrik.

 

 
Sipas një artikulli të „SonntagsZeitung“, autoritetet kantonale shkollore, në bashkëpunim me Shkollën e lartë pedagogjike të Thurgaut, kanë përgatitur një deklaratë përkatëse bilaterale.

 

 
„Dspenzimi i mësimit në lëndë të veçanta gjatë muajit të Ramazanit nuk është i mundur. Kjo vlen edhe për orët nga lënda e amvisërisë, gjimnastikës dhe notit“, thuhet në përmbajtjen e kësaj deklarate, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Ai i cili nuk do të marrë pjesë në ndonjë provim sportiv, duhet „të llogaritë në një reduktim eventual të notës“.

 

 
Në lëndën e amvisërisë, nxënësit myslimanë „do të duhet të marrin pjesë aktive në gatim“, edhe po që se ata personalisht agjërojnë.
Me këtë rregull, Thurgaui është më rigorozi në krahasim me kantonet tjerë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...