Shqiptarët në Zvicër e falën Bajramin në Kishën Reformiste

Date:

Namazi i Bajramit në qytetin Bienne të Zvicrës është falë në Kishën Reformiste të këtij qyteti. Lajmin me fotografi e ka publikuar mërgimtari nga Likova, Mustafë Veseli, trasmeton „Lajm“.

„Urime të gjithë myslimanëve Festën e Fitër Bajramit. Dhashtë i Lartësuari që të hapim zemrat ashtu sikur sot hapën zemrat motrat dhe vëllezërit tanë në humanitet këtu në Bienne (Zvicërr) për ne.

Para se ti hapin dyert e Kishës Reformiste të Biennit ato hapën dyert e shpirtit të besimtarit, një gjest madhor dhe gjithsesi nje gjest për ngjasuesin dhe pasuesin. Gjesti i tyre mori shkëlqimin edhe më të madh kur këta motra dhe vëllezër që nga ora 5 e mëngjesit kishin dalur tek dera për të pritur besimtarët mysliman dhe na dëshironin mirëseardhje në shtëpinë e Zotit. Akoma më prekëse ishte mesazhi i zonjës Remat, e cila mbajti një fjalim përpara motrave dhe vëllezërve mysliman.

Andaj, këtë ditë gëzimi ta festojmë me të gjithë dhe gjithsesi të njihemi më mirë me besimin tonë, pasiqë niveli i kuminikimit duhet në të ardhmen të artikulohet akoma edhe më mirë ngase është i domosdoshëm për të evitaur krisjet dhe ndarjet në shoqërinë multikulturore dhe multiidentitare europiane.

Urime për shumë vjet“, ka shkruar ai në Facebook. Lajmpress raporton se hoxhallarët e kanë përshëndetur këtë akt të muslimanëve të qytetit Bienne.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...